Policia ka vënë nën hetim një 25-vjeçar në Vlorë, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe djalit të saj.
Procedimi ka nisur pas denoncimit që motra i ka bërë të vëllait.
“Komisariati i Policisë Vlorë ka referuar materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. G., 25 vjeç, pasi ka bërë kallëzim motra e tij se 25-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të saj”, njofton Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë.