BallinaAktualitetGjykata e Durrësit liroi nga burgu Noizyn kundrejt garancisë pasurore

Gjykata e Durrësit liroi nga burgu Noizyn kundrejt garancisë pasurore

spot_img
spot_img

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur me ermin e artit Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni, me 2 gusht në Pejë.

Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë të rinj.

Vendimi është marrë sot nga Gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.

Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore.   Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.

Vendimi i plotë:

  1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.
  2. Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
  3. Garancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale citohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.
  4. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.

  1. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.
  2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Durrës, më datë 16.08.2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular