BallinaBotaLufta në Ukrainë dhe tensionet në Ballkan, Kroacia nga 1 janari rikthehen...

Lufta në Ukrainë dhe tensionet në Ballkan, Kroacia nga 1 janari rikthehen shërbimi i detyrueshëm ushtarak

spot_img
spot_img

Kroacia do ta rikthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak dymujor duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka thënë ministri i Mbrojtjes, Ivan Anusic.

Lëvizja vjen mes tensioneve të rritura në Evropë pas agresionit rus në Ukrainë, si dhe grumbullimit ushtarak në Ballkan, raportoi AP.

Shërbimi i detyrueshëm ishte pezulluar në vitin 2008 kur shteti kaloi në sistem të shërbimit vullnetar.

“Rritëm pagat e ushtarëve, nënoficerëve dhe oficerëve, të drejtat e tyre materiale jo vetëm përmes të ardhurave personave, por edhe përmes pagave ditore dhe gjithçkaje që u takon”, ka thënë ministri.

Shtete të tjera në Evropë po marrin në konsideratë masa të ngjashme ose veçse kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në përgjigje të ngritjes së tensioneve rajonale.

Vitin e kaluar, Letonia riktheu shërbimin. Serbia, rivali më i madh i Kroacisë në Ballkan, po mendon gjithashtu ta riaktivizojë rekrutimin.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular