Odise Roshi është prezantuar te klubi i ri në Turqi. Pasi mbylli aventurën me Sakarjasporin, mesfushori i krahut do të vijojë karrierën tek Erzurumspori, skuadër ku vite më parë ka luajtur edhe Armando Sadiku.
Ishte bërë e ditur që Roshi do të firmoste për Erzurumporin, kur këta të fundit të zhbllokonin ngërçin financiar që kishin pasi nuk transferonin dot lojtarë sepse merkatoja u ishte bllokuar. Pasi paguan 3.5 milionë euro dhe duke mbyllur 24 çështje gjithsej, ekipi i kategorisë së dytë turke ka bërë zyrtare firmën me Odise Roshin i cili ka nënshkruar një kontratë 1 vjeçare.
Ky do të jetë sezoni i katërt i fierakut në këtë ligë, teksa më parë ka luajtur edhe për Sakarjasporin apo Bolusporin, ndërsa me skuadrën e tij të re do të kërkojnë ngjitjen në Superligën turke.