BallinaAktualitetNga shtatori kufizime të reja për duhanin! Ndalohet shitja e disa produkteve,...

Nga shtatori kufizime të reja për duhanin! Ndalohet shitja e disa produkteve, bizneset që shkelin ligjin deri në 5 mln lekë gjobë

spot_img
spot_img

Ndryshon ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produktet  e duhanit duke përfshirë tanimë edhe format e reja të duhanpirjes siç janë Snusi, Vape, cigaret elektronike apo produktet të tjera për të cilat deri më tani nuk kishte sanksione.

Trendi më i fundit i të rinjve përveç cigareve elektronike ishte shndërruar Snusi, i cili shitej edhe pranë shkollave  dhe nxënësit e mbanin atë edhe gjatë orës së mësimit pasi ishte e vështire të identifikohej si nga mësuesi edhe nga prindërit për shkak se nuk lëshon  aromë,  por që përmban nikotinë.

Me një nen të posaçëm tanimë ndalohet hedhja në treg e këtij produkti.

Produktet e reja të duhanit në vendin tonë konsumohen  më së shumti nga të rinjtë por me ligjin e ri subjektet janë të ndaluar t’u shesin personave nën 18  këto produkte si vape, shisha apo forma të tjera. Ndërkohë që të gjitha këto produkte ndalohet tanimë të shiten nga tregtaret ambulantë  nëpër rrugë apo nëpër makineta apo nëpërmjet shërbimit postar me blerje online.

Ligji për mbrojtjen e shëndetit nga produkte të duhanit ndalon reklamimin e  çdo lloj produkti duhani. Tanimë nuk do të   lejohet që nëpër evente artistike,  koncerte të shfaqen reklama të duhanit apo produkteve të tij të reja, banderola apo logo por as të rinj që u bëjnë reklame produkteve të duhanit që i ofrojnë ato falas.

Për subjektet që kapen në shkelje të këtij ligji përveç konfiskimit të produkteve ndëshkohen me gjobë 200 mijë lekë të reja herën e parë e më pas kjo gjobë shkon në 500 mijë lekë. Ky ligj i sapo botuar në fletoren zyrtare pritet të nisë zbatimin në muajin shtator

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular