Reperi i njohur Noizy, i cili sot (16 gusht) u lirua nga burgu, pasi ishte arrestuar për dhunën ndaj personazhit të Tik Tokut, Med Iseni ka publikuar edhe pamjet kur jashtë ambienteve të burgut është pritur nga fansa dhe miq të tij.
Ai u prit me përqafime, ndërsa gjatë rrugës me makinë ka ndaluar, për të bërë foto edhe me fansat.
Në një videomesazh të publikuar në rrjetet sociale, reperi i njohur shqiptar ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe suportin që i kanë dhënë, ndërsa shprehet se ka besim tek drejtësia shqiptare dhe ajo në Kosovë.
“Uroj që të jeni mirë, nuk di nga t’ja filloj dhe t’ja mbaroj. Doja të falënderoja familjen dhe miqtë e mi. Nuk u ndalën duke më suportuar dhe duke më dhënë mbështetje. Dua të falënderoj dhe kolegët që nuk patën frikë të më suportojnë jo mua, por të drejtën dhe të vërtetën. Siç e kam thënë përherë, e drejta dhe e vërteta do të fitojë. Kam besim tek drejtësia shqiptarë dhe drejtësia në Kosovë. Uroj që kjo çështje të zbardhet sa më shpejt. Jam mundura të jap pozitivitet, të jap mesazhe pozitive, por që ndodhin edhe kështu rastesh kur gjërat shkojnë jo ashtu siç i kishim planifikuar. Ju falënderoj nga zemra për suportin. Shumë më kanë suportuar”, tha këngëtari.
Për të gjithë fansat, ai dha lajmin se të mërkurën më 21 gusht do të zhvillojë një koncert në stadiumin Selman Stermasi.
“Kam një lajm të rëndësishëm. Të mërkurën meqë nuk i zhvilluam shumë koncerte këtë verë për shkak se isha i arrestuar kemi vendosur që këtë të mërkurë, në datën 21 në stadiumin Selman Stermasi do të mbajmë një super koncert për të gjithë ju fansat më të çmendur në botë. Edhe juve që ju zhgënjeva pak ato ditët e koncertit, ju kërkoj falje që nuk erdha dot. Ju pres në Tiranë më datë 21. Shumë shpejt do dalim edhe me posterin. Ju dua dhe ju përshëndes të gjithëve”, tha Noizy.https://www.instagram.com/reel/C-vCG9LoxLx/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=747&rd=https%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al&rp=%2Fkam-besim-te-drejtesia-noizy-publikon-pamjet-kur-del-nga-burgu-pritet-me-perqafime-uroj-qe-kjo-ceshtje-te-zbardhet-sa-me-shpejt-kam-nje-lajm-te-rendesishem%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A1237.0999999046326%2C%22ls%22%3A770.9000000953674%2C%22le%22%3A770.9000000953674%7D
LIRIMI NGA BURGU
Rigels Rajkun, i njohur me ermin e artit Noizy, u lirua sot nga gjykata e Durrësit. Ai u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar TikTokerin e njohur Medi Iseni, me 2 gusht në Pejë.
Noizy është lënë i lirë kundrejt garancisë pasurore 5 milionë lekë të rinj.
Vendimi është marrë sot nga Gjykata dhe sipas parashikimeve ligjore, garancia pasurore duhet të depozitohet brenda një afati 5 (pesë) ditor.
“Shtetasi Rigels Rajku do të qëndrojë me masë sigurimi “arrest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhërojë, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm të personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e Gjykatës.