BallinaEkonomiPosta Shqiptare supermarketi i shërbimeve postare dhe financiare, lider në treg

Posta Shqiptare supermarketi i shërbimeve postare dhe financiare, lider në treg

spot_img
spot_img

Përditshmëria është e mbushur me shërbime që të ofrohen, por duhen paguar, transferta parash që duhen kryer, fatura që nuk mund t’i zvarrisësh. Dhe për të gjitha këto, duhet kohë, durim dhe nerva të forta për të gjetur se ku është sporteli më i afërt apo me më pak radhë.
Për të qenë sa më pranë qytetarëve, për të kursyer kohë dhe të fokusuar në një sportel të vetëm Posta Shqiptare ka marrë përsipër të kryejë shërbimet dhe pagesat utilitare që çdo familje ka nevojë. Aktualisht, në më shumë se 500 degë në të gjithë Shqipërinë, Posta Shqiptare mundëson arkëtimin e Faturave të Energjisë Elektrike OSHEE, arkëtimin e Faturave të Ujësjellës Kanalizime UK, arkëtimin e Gjobave të Policisë Rrugore dhe Bashkisë Tiranë, arketimin e detyrimeve të Kopshte – Çerdheve, arkëtimin e Tarifave Shkollore.
Gjithashtu, pranë degës së Postës Shqiptare, cdokush mund të aplikojë dhe të tërheqë edhe Dëshminë e Penalitetit.
Një tjetër procedurë që I ka ardhur në ndihmë mijërave emigrantëve apo të rinjve që studiojnë jashtë, është dhe Legalizimi i dokumentave në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, një procedurë që tashmë kryhet në mënyrën më të thjeshtë më të mundshme pranë degëve të Postës Shqiptare.
Por ata që kanë përfituar më së shumti nga shërbimet e shpejta të Postës Shqiptare janë pensionistët, të cilët farë lehtësisht tërheqin pensionet e tyre pa radhë apo dhe shpërndarjen e pensionit në adresë. Ndërkohë dhjetra familje të reja i drejtohen cdo dtë sporteleve të Postës Shqptare, për të tërhequr bonusin e lindjes. Per me shumë vizitoni linkun www.postashqiptare.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular