BallinaOP ED𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝘁𝗮𝗷𝗹𝗮𝗻𝗱𝗲𝘇 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗺𝗮

𝗞𝗿𝘆𝗲𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗶 𝘁𝗮𝗷𝗹𝗮𝗻𝗱𝗲𝘇 𝗱𝗵𝗲 𝗥𝗮𝗺𝗮

spot_img
spot_img

Nga Bujar Leskaj

Më datën 14 gusht 2024, Gjykata Kushtetuese e Tajlandës shkarkoi nga detyra kryeministrin Srettha Thavisin, për shkak se kishte emëruar anëtar të kabinetit të tij qeveritar një ish-avokat që kishte vuajtur dënim me burg.

Sikur kjo gjë të ndodhte në Shqipëri, autokrati Rama, inspiruesi i ngjizjes së Partisë Socialiste me të inkriminuar që nga viti 2013, nuk do të kishte mundur të qëndronte qoftë edhe një ditë të vetme në pushtet.

Rama i hapi rrugë futjes së personave me rekorde kriminale në parti dhe katapultimit të tyre si deputetë në Parlament apo kryetarë bashkish, si dhe drejtues të lartë kompanish publike,apo shfrytëzues të pasurive publike përmes lejeve e licencave të ndryshme deri investitor strategjik.

Kjo lukuni personash i duhet Ramës dhe sektit të tij në pushtet, për t’i përdorur në fushata elektorale për financimin elektoral dhe më gjerë. Asnjë prej te inkriminuarve nuk është zgjedhur nga Partia Socialiste përmes garës dhe propozimeve nga baza, por janë diktuar nga lart, nga vullneti apo kapriçiot okulte të Ramës.

Me të trija palë zgjedhjet e përgjithshme të trukuara të viteve 2013, 2017 dhe 2021, si dhe në zgjedhjet vendore të viteve 2015, 2019 dhe 2023, Rama zbatoi modelin e mbrapshte dhe autokrat politik “i forti blen vota për të blerë më pas pushtetin”. Shpërndau pushtet pa kursim tek të inkriminuarit e tij, në këmbim të parave dhe votave të blera, duke i sponsorizuar dhe duke i lënë të penetronin në nivelet më të larta të shtetit dhe të vendim-marrjes publike.

Rama sponsorizoi, përkrahu dhe realizoi ngritjen e një klientele individësh të pasur e “të fortë”, deri me rekorde kriminale, nga politika, biznesi dhe media. Kjo shtresë i garanton lidhjen e sektit të vet në qeverisje, me krimin dhe kriminelët, me trafiqet dhe trafikanët, si dhe me biznesmenët e manjatët.

Kjo shtresë është e domosdoshme për Ramën, për t’i garantuar sponsorizimin financiar dhe prioritetin pasuror e financiar ndaj kundërshtarëve të brendshëm e të jashtëm, por edhe për të pasur në veprim në çdo moment “shtetin paralel” të të fortëve, që veprojnë për të blerë votat, kërcënuar votuesit, si dhe blerë ose frikësuar kundërshtarët politikë dhe opozitën.

Dorëheqja gjashtë vite më parë, më 15 mars 2018, e Kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico, pas vrasjes së Ján Kuçiak, një gazetari që hetonte lidhjet e mundshme midis zyrtarëve të qeverisë së tij dhe një sindikate italiane të krimit të organizuar, i ngjan një akti sublim, në krahasim me batakun e Ramës, që ka 12 vjet që ua ka hapur partinë, qeverinë dhe shtetin personave të lidhur me krimin. KM Rama po e copëton Shqipëriné , pasurinë publike me ligje të qepura me dorë dhe pa ligje, si nje autokrat pa maskë , si grabitqar i vërtetë.

Bashkëjetesa dhe simbioza e “Liderit Rajonal” me persona me të kaluar të dyshimtë dhe rekorde kriminale buron nga vetë deviza e sektit të tij “më jep para, influencë dhe vota, të të jap pushtet ekonomik e politik “. Një cikël i mbyllur kriminal elektoral.Ajo nuk shkatërrohet dot, jo e jo me dorëheqje, apo me nisma të një Gjykate Kushtetuese të pagojë dhe jo profesionale si kjo e sotmja, që nuk ka top ta luajë, por vetëm me votën e qytetarëve të përgjegjshëm për votën e lirë në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Populli na mëson:Zullumi me tu trashur këputet. Sekti Rama drejt këtij degradimi ka vite që vërtitet.

Nga opozita kërkohet alternativë zhvillimi kombëtar, ekip me integritet në çdo aspekt dhe fushatë luftarake gjithëpërfshirése.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular