ARRATISJE ME WIZZ AIR PËRGJATË GJITHË VITIT:
WIZZ AIR PREZANTON ABONIMARRATISJE ME WIZZ AIR PËRGJATË GJITHË VITIT:IN UNIK “ALL YOU CAN FLY”
ME ÇMIM PROMOCIONAL TË PËRKOHSHËM PREJ £445/€499
- Abonimi është i pari i këtij lloji në Evropë dhe do t’u ofrojë klientëve mundësi të shumta për të blerë bileta brenda një periudhe 12 mujore për £534/€599
- Klientët mund të fluturojnë çdo ditë me një tarifë fikse prej vetëm £9.00/€9.99 për secilin drejtim nga shtatori 2024
- Fluturimi i parë është plotësisht falas si pjesë e abonimit
- Një sasi e kufizuar prej 10,000 abonimesh “All You Can Fly” do të jetë e disponueshme ekskluzivisht për shitje paraprake nga data 13 gusht 10:00 CET, deri më 15 gusht 23:59 CET me vlerën prej £445/€499
Shqipëri, 13 Gusht, 2024 – Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore globalisht në Evropë, ka njoftuar prezantimin e abonimit të saj “All You Can Fly”, duke ofruar një numër të lartë fluturimesh brenda një periudhe 12 mujore për £534/€599, drejt më shumë se 800 destinacioneve.
Abonimi WIZZ All You Can Fly është i pari i këtij lloji në Evropë, me Wizz Air si të vetmen linjë ajrore, e cila ofron një numër të lartë fluturimesh me një tarifë të caktuar. Abonimi vjetor prej £534/€599 do t’u ofrojë udhëtarëve spontanë mundësi fluturimesh në të gjithë rrjetin e Wizz Air me një tarifë të pandryshuar për secilin rezervim, prej vetëm £9.00/€9.99. Opsionet e reja të abonimit do t’u japin klientëve një mundësi të shkëlqyer për të udhëtuar sa herë të dëshirojnë, duke i ndihmuar ata të kursejnë para në çmimet e zakonshme të biletave.
Nga dielli dhe deti në Mesdhe, deri te aventurat malore në Alpet Austriake, si dhe vizitat në qytetet e famshme të Parisit dhe Londrës, abonimi WIZZ All You Can Fly do t’i mundësojë udhëtarëve aventurierë disa nga pushimet më të mira si në qytet, ashtu dhe në vendet më të veçanta në Evropë e më gjerë. Nëse jeni duke dëshiruar një picë në Itali, ose thjesht të kaloni një fundjavë pranë një prej liqeneve të pacënuara të Evropës, mundësitë e udhëtimit në minutën e fundit do t`ju çojnë drejt destinacioneve më të mira kulturore dhe kulinare në botë.
I përsosur për udhëtarët e shpeshtë që gjithmonë janë në kërkim të udhëtimit të tyre të radhës, abonimi është i vlefshëm për një pasagjer, në një periudhë 12 mujore. Klientët do të jenë në gjendje të zgjedhin destinacionin e disponueshëm 72 orë përpara datës dhe orës së nisjes.
Wizz Air po ofron një promocion të veçantë të abonimit All You Can Fly me një çmim të jashtëzakonshëm prej £445/€499. Promocioni do të fillojë nga ora 10:00 CET më 13 gusht 2024, deri në orën 23:59 CET më 15 gusht. Pas periudhës promocionale, të gjithë klientët do të jenë në gjendje të blejnë abonimin me çmimin e rregullt prej £534/€599. Pasagjerët mund të rezervojnë fluturime brenda abonimit WIZZ “All You Can Fly” duke filluar nga data 25 shtator 2024.
Klientët e Wizz Air do të jenë në gjendje të përdorin abonimin për të fluturuar sa më shumë që të mundin, nga pothuajse 200 qytete, në mbi 50 vende, drejt 800 destinacioneve të WIZZ.
Drejtuesja Komerciale e Wizz Air, Silvia Mosquera u shpreh: “Ne jemi të ngazëllyer të jemi të parët që prezantojmë këtë abonim të veçantë për udhëtarët në Evropë. Abonimi WIZZ “All You Can Fly” do t’u japë klientëve qindra mundësi arratie spontane me një çmim fiks, duke u dhënë atyre lirinë të fluturojnë kurdo që t`u përshtatet pa paguar vlerê të shtuar. Nga udhëtarët aventurierë tek nomadët digjitalë, ky abonim do ta bëjë më të lehtë udhëtimin për udhëtarët e shpeshtë dhe do t’i lidhë ata me vende të reja.”
Çmimi i rregullt për WIZZ All You Can Fly do të jetë £534/€599, kështu që udhëtarët e zellshëm duhet të regjistrohen tani për ofertën promocionale prej £445/€499 përsa kohë është ende e disponueshme.
Artikujt shtesë ndihmës si bagazhet dhe zgjedhja e vendit nuk përfshihen në tarifën e abonimit, por, si zakonisht, mund të shtohen veçmas në rezervim. Vendet e uljes në avion do të jenë subjekt i disponueshmërisë dhe tarifat e abonimit WIZZ All You Can Fly nuk janë të garantuara të jenë të disponueshme për çdo fluturim të reklamuar nga Wizz Air. Klientët do të jenë në gjendje të rezervojnë bileta duke përdorur abonimin, duke filluar nga data 25 shtator 2024.
Për më shumë informacion ju lutem të vizitoni faqen tonë zyrtare.
—FUND—
Rreth Wizz Air:
Wizz Air, linja ajrore me kosto ultra të ulët që rritet më shpejt në Evropë, operon me një flotë prej 214 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbim superior dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 62 milionë pasagjerëve nga prilli 2023 deri në mars 2024 (FY24). Wizz Air është listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është shpallur kohët e fundit një nga pesë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport World në 2020, si dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport Awards në 2019 dhe 2023. Wizz Air gjithashtu është njohur si “Linja Ajrore me Kosto të Ulët më të Qëndrueshme” brenda Çmimeve të Qëndrueshmërisë Botërore të Financës në 2022 dhe “Grupi i Linjave Ajrore më të Qëndrueshme Mjedisore” nga Çmimet e Ekselencës së CAPA-Centre for Aviation 2022-2023.
Për më shumë informacion:
V+O Communication Albania: [email protected]
Na ndiqni në Instagram: @wizzair
Na ndiqni në Facebook: @wizzair
Shënime për Redaktorët:
• Të gjitha fluturimet e Wizz Air operohen me avionë Airbus A320 me 180 vende dhe Airbus A321 me 230 vende, si dhe avionë Airbus A320neo me 186 vende dhe Airbus A321neo me 239 vende.
• Për fotografi falas të avionëve, ekuipazheve dhe bibliotekën e logos, ju lutemi vizitonihttps://wizzair.com/en-gb/information-and-services/about-us/press-office/
• Për më shumë informacion rreth strategjisë së qëndrueshmërisë së Wizz Air, ju lutemi shihni Përditësimin ESG të F23-2023.