Përfshihet nga flakët magazina e braktisur, pranë saj ndodhet një banesë dhe një fabrikë vaji

0
141

Një magazinë e vjetër e braktisur me mjete kartosera e solar është përfshirë nga flakët në fshatin Lavdan të Mallakastrës.

Lajmi konfirmohet nga shërbimet zjarrfikës si dhe kryebashkiaku i Mallakastrës Qerim Ismailaj i cili ka pohuar se në magazinë ka pasur materiale të ndryshme.

Mësohet se në magazinë ka pasur edhe mbetje me fuçi vaji, solari dhe kartosera. Magazina ka dy pronarë një nga Buzmadhi i Cakranit dhe tjetri nga Drizari, por që e kanë braktisur prej disa muajsh.

Veç mjeteve zjarrfikës të bashkisë Mallakastër ka shkuar një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.

Pranë magazinës ndodhet një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri, por që zjarrfikësit po qëndrojnë në gatishmëri.