Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme (19 gusht) në zonën e Treshit në Tiranë.
Raportohet se një shtetas amerikan ka mbytur me litar gruan e tij, dy qentë dhe më pas është vetëvarur.
Autori i ngjarjes tragjike është Mathew James Wersts, i cili punonte si mësues në “Albania College” për të cilin policia pak më herët gjatë mbrëmjes së sotme raportoi se është vetëvarur në banesën e marrë me qira.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar rrethanat e këtij incidenti tragjik.
Sakaq, autoritetet janë në proces të zbardhjes së motiveve dhe ngjarjeve që çuan në këtë akt të dhunshëm.
“Më datë 19.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Valbona” me rrugën “Ramazan Ceku”, është vetëvarur në banesë (të marrë me qira) shtetasi amerikan M. Ë., 55 vjeç, dhe si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njoftoi më herët policia.