BallinaAktualitetReshje shiu në formën e shtrëngatave, ja si parashikohet moti për ditën...

Reshje shiu në formën e shtrëngatave, ja si parashikohet moti për ditën e sotme! Temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme

spot_img
spot_img

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, njofton se ditën e sotme parashikohet një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite.

Vendi ynë do të përfshihet nga reshje shiu me intensitet në ulët, në formën e shtrëngatave afatshkurtra, kryesisht përgjatë relieve malore.

Sa i përket temperaturave, dita parashikohet të mos jetë shumë e nxehtë, duke arritur vlerat maksimale deri në 33°C në zonat e ulëta.

Njoftimi i SHMU

Vendi ynë ditën e mërkurë pritet të jetë në ndikim të masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashkohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat do të vijnë në zhvillim në mesditë dhe pasdite.

Përgjatë relieveve malore të vendit reshje shiu me intensitet të ulët, lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era parashikohet të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës pritet të fitoj shpejtësi deri në 14m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 12 deri 30°C

në zonat e ulëta 16 deri 33°C

në zonat bregdetare 17 deri 32°C

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular