BallinaAktualitetU gjet i pajetë në anë të një përroi në Memaliaj, i...

U gjet i pajetë në anë të një përroi në Memaliaj, i moshuari ishte kryeplak i fshatit! Zbulohet motivi i vrasjes

spot_img
spot_img

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vrasja e 72-vjeçarit Fait Ajdini në fshatin Zhapokike Memaliaj.

Vrasja dyshohet se është kryer për një konflikt me një nga çobanët e zonës, me të cilët dy muaj më parë ai ka pasur përplasje lidhur me një kullotë për bagëtitë.

Viktima ishte kryeplak i fshatit pranë bashkisë Memaliaj që merrej me ankesat e bashkëfshatarëve duke i adresuar në strukturat policore dhe bashkisë Memaliaj.

Për momentin prokuroria e Gjirokastrës që po heton rastin e lidh ngjarjen për shkak të detyrës që kryente 72-vjeçari Faik Ajdini.

Ndërsa konflikti për kullotën e bagëtive është motivi kryesor.

I moshuari kishte dy ditë që nuk ishte paraqitur në shtëpi. Ndërsa ditën e djeshme, familjarët kishin bërë denoncim në policinë e Memaliaj.

Njëherësh kërkimet janë kryer nga anëtarët e familjes së Faik Hajdinit, i cili mëngjesin e sotëm është gjendur buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular