Kjo verë nuk ka ndërmend të mbarojë kaq kollaj. Ndonëse temperaturat kanë qenë të larta, vajzat e famshme kanë vendosur që të na i bëjnë edhe më të nxehtë këtë stinë. Me pamje seksi në rrjetet sociale, ato kanë ngritur temperaturat, me pozat e tyre nga pushimet. Disa këtë verë janë single, teksa disa të tjera pushojnë më të dashuruara se kurrë. Por emëruesi i përbashkët mbetet vetëm një: Sensualitet!
Beatrix Ramosaj
Qëkur mbylli rrugëtimin e saj në Big Brother, Beatrix vendosi të tërhiqej nga zhurma mediatike. Madje, si për të qenë sa më larg historisë së saj me Donaldin, këngëtarja udhëtoi drejt SHBA, ku prej gati 1 viti po jeton. Ndonëse është tërhequr nga muzika, sërish ka shumë ndjekës që po presin rikthimin e saj. Por teksa interesi për të vijon të jetë i lartë, Trixa po shijon Akoma pushimet. Këtë herë, ajo ka publikuar në Instagramin e saj një foto me bikini. Me linja perfekte dhe tërësisht e thjeshtë, këngëtarja vijon të mbetet ndër imazhet më seksi në showbizzin tonë dhe jemi të sigurt që të shumtë janë ata që po e presin rikthimin e saj.
Luana Vjollca
Kjo verë e ka gjetur Luanën single. Moderatorja I ka dhënë fund historisë 8-vjeçare me Krenar Çoçajn, duke u rikthyer kështu sërish në jetën e beqares, që ashtu edhe si duket po e shijon pafund. Së bashku me mikeshat e saj, Luana ka udhëtuar drejt Mikonos, për disa ditë relaksi në ishullin e famshëm grek. Postimet në rrjetet sociale kanë qenë të shpeshta, ku nuk kanë munguar edhe pozat hot. Epo si një nga beqaret më të pëlqyera dhe më të ndjekura, natyrisht që edhe shkrepjet me bikini do të merrnin mijëra komente dhe pëlqime. Nga ana tjetër, duket se edhe Luana si beqare, duket më e ngeshme për tu marrë me rrjetet e saj sociale, duke postuar edhe më shpesh.
Zaimina Vasjari
Ndonëse prej kohësh është shkëputur nga muzika, Zaimina vijon të jetë një personazh i dashur për ndjekësit në rrjetet sociale. Tashmë me një jetë të re si sipërmarrëse dhe nënë e dy fëmijëve, Zai nuk ndalon së provokuari në rrjetet sociale. Pushimet për familjen e saj kanë nisur herët, ku edhe këtë vit, ata kanë zgjedhur që të pushojnë në një jaht. Si gjithnjë, me një fizik perfekt, këngëtarja ka provokuar me disa foto hot në Instagram. Padyshim do ta vlerësojmë Zain si një nga mamat më hot të ditëve tona.
Dojna Mema
Edhe Dojna ka gjetur më në fund kohë për të pushuar. Moderatorja ndryshe nga shumë kolegë të sajtë, ka zgjedhur që temperaturat e larta t’i kalojë në veri të vendit. E si për të shijuar më shumë kohën, ajo ka zgjedhur që të lahet në lumë. Si gjithnjë një natyrë shumë e rezervuar kur vjen puna për foto dhe video me bikini, edhe këtë herë, ajo ka zgjedhur që të publikojë foto ku nuk shfaqet e gjitha me rroba banjo. Megjithatë, edhe me kaq ne kemi mundur të konfirmojmë edhe njëherë, se prezantuesja mbetet një femër plot sharm dhe elegancë.
Nevina Shtylla
Një sezon i ngjeshur ka qenë edhe për Nevinën, e cila për herë të parë këtë vit provoi edhe moderimin e formatit “Portokalli”. Moderim ky që i zuri edhe një pjesë të mirë të sezonit veror, ku shfaqja udhëtoi nëpër qytetet e Shqipërisë. Por tashmë, edhe për moderatoren tashmë ka ardhur koha për disa ditë pushime. Si një prej imazheve që kryesisht nuk zgjedhë të vijë me ndryshime në imazhin e saj, duhet thënë se u habitëm jo pak kur e pamë me flokë të gjatë dhe me gërsheta. E veshur me bikini dhe tërësisht e relaksuar, ajo prezantoi ndjekësit me këtë ndryshim që ka bërë, me gjasa vetëm për ditët e verës.
Efi Dhedhes
Që pas eksperiencës së saj në “Big Brother”, Efi ka preferuar që të qëndrojë disi e distancuar nga mediat. Në intervistat e dhëna, ish-konkurrentja e “Big Brother” është shprehur se ka nevojë për kohë dhe për një distancim nga zhurma mediatike. Dhe, në fakt, kjo verë, e gjetur më të relaksuar se kurrë. Një verë e gjatë dhe e qetë ka qenë për Efin, e cila këto pushime i ka bërë single. Ashtu si vetë ajo e ka pranuar në dalje të ndryshme, tashmë ajo është e fokusuar vetëm tek karriera, dhe jeta private tashmë ka kaluar në plan të dytë.
Nora Istrefi
Edhe kjo verë nuk mund ta gjente Norën me një fizik ndryshe nga herët e shkuara. Gjithnjë në top formë dhe super seksi, edhe kjo verë e ka gjetur këngëtaren kosovare plot sensualitet. Këtë verë, Nora ka preferuar që të pushojë gjatë, duke qenë se edhe nga skena muzikore ka qenë më e tërhequr. Por ndryshe nga vitet e shkuara, Nora këtë verë ka preferuar që mos të zbulojë se me kë po i kalon këto ditë vere. Gjithnjë e vetme buzë detit, duket se Nora ka hequr dorë nga bërja publike e jetës së saj private./Gazeta Panorama Plus