BallinaAktualitet“Të më mbash nusen peng 4 vite, kështu e pësojnë ata që...

“Të më mbash nusen peng 4 vite, kështu e pësojnë ata që u hyjnë njerëzve në familje”, publikohen pamjet e efektivit pasi plagosi Lorenc Kostën

Është bërë publike videoja që Erion Goxhara ka regjistruar me celularin e tij, në momentin që ka plagosur me armë zjarri në zonën e Komunës së Parisit, 45-vjeçarin Lorenc Kosta, pasi dyshohet se ky i fundit kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e efektivit.

Në video dëgjohet Goxhara që akuzon Kostën se po i mban peng prej katër vitesh bashkëshorten dhe po “i ha lekët”.

“Kështu e pësojnë të gjithë ata që u hyjnë njerëzve në hak, që u hynë në familje. Ti të më mbash mua peng nusen për katër vjet, t’i hash lekët? Nuk e ha dot ti djersën e familjes time o k*rvë, nuk hyn dot ti në familjen time”, dëgjohet të thotë Goxhara.


Pasi i filmoi videon, Goxhara ia ka dërguar kunatit të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular