Një 60-vjeçar është gjetur i pajetë nga fqinjët në banesën e tij në qytetin e Prevezës në Greqi.
Sipas raportimeve, mësohet se personi në fjalë i cili vinte nga Maqedonia, me profesion mjek në Spitalin e Lefkadës, është gjetur i vdekur të dielën, ndërsa sipas provave, dyshohet për vetëvrasje.
Mediat greke raportojnë se 60-vjeçari ka pësuar lëndime në qafë nga një bisturi që i është gjetur pranë trupit të pajetë.
Siç doli nga hetimet, vdekja kishte ndodhur katër ose shumë ditë më parë. Fqinjët kanë qenë ata që kanë njoftuar policinë të dielën, pasi kanë ndjerë një erë të keqe që vinte nga banesa.
Autoritetet nisën procedurën e nevojshme dhe hapën banesën, duke konstatuar vdekjen e mjekut.
Sakaq, trupi i tij do të transportohet në Janinë për autopsi, e cila do të përcaktojë edhe kohën e saktë të vdekjes.
Sipas informacioneve, mjeku 60-vjeçar jetonte i vetëm në Prevezë.