Nga Sabah Sheta
Kruja është një qytetet sportdashëse dhe me histori në aktivitetet sportive veçanërisht në futboll. Ekipi ynë i “Kastriotit” ka shkëlqyer ndër vite në kompeticionet sportive duke qenë dinjtioz në përballjet me kundërshtarin. Lojtarët e ekipit tonë të zemrës ndër vite kanë dhënë më të mirën për të lartësuar Krujën, kanë sakrifikuar duke dhënë edhe shpirtin në fushë përkundër mungesës së mbështetjes ndaj tyre që ka munguar. Ekipit tonë të nderuar vellezër krutanë sot iu mungon mbështetja nga institucionet si Bashkia ashtu dhe qeveria që nuk kujtohen që Krujës t’i ndërtojnë një stadium, një investim ky krejt i merituar për një qytet dhe ekip që ka histori në futboll. Para disa kohës në një dalje mediatike në kuadër të propogandës u premtuan nga kryeminisrri Rama krah të Presidentit të FSHF ndërtimi i stadiumeve në disa qytete të Shqipërisë ku ishte dhe Kruja, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje.
Ekipi i “Kastriotit” të Krujës është në Kategorinë e Parë, luan jashtë qytetit dhe meriton stadiumin, por në Krujën tonë nuk ka asnjë terren sportiv për stërvitje, e jo me stadium.