“Tirana Diplo 2024”, është mbledhur ditën e sotme me pjesëmarrjen e Trupip diplomatik shqiptar në të gjithë botën. Tematika kryesore e kësaj konference të Ambasadorëve ishte integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Rama deklaroi se brenda vitit 2030 Shqipëria brenda do të behet pjese e tryezës së Bashkimit Europian.
Të kundërtën mendon gazetari Blendi Fevziu i cili ka bindjen se sa të jetë gjallë, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE.
“Sot ndryshimi ynë është i madh. Sot po vija re statistikat që italianët dhe grekët ishin turistët kryesorë që dominonin listën e vizitorëve në Shqipëri gjatë verës. Sot vajza ime është ekzaktësisht në moshën që kam qenë unë në momentin që u rrëzua komunizmi dhe që mendoja se çështja europiane do ishte çështje muajsh dhe jo më vitesh. Për një gjë jam i bindur, sa unë të jem gjallë, ashtu siç tha Andreoti, nuk do ta shoh dot Shqipërinë në BE”, tha Fevziu.