BallinaPolitikeShtatori nis “zjarr” për qeverinë dhe PS! Dy datat ku pritet të...

Shtatori nis “zjarr” për qeverinë dhe PS! Dy datat ku pritet të ndodhë hataja

Shtatori do të nisë vrullshëm për qeverinë dhe Partinë Socialiste.

Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema mëson se kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i Partisë Socialiste do të mbledhë në 1 shtator në Tiranë gjithë ministrat e qeverisë dhe figurat kryesore të Partisë Socialiste. Mbledhja e ministrave dhe figurave të larta të partisë është kthyer në traditë në PS në çdo nisje sesioni parlamentar. Gazetarja Mema ka mësuar se në 1 shtator dy do të jenë pikat e diskutimit, e para një analizë e përgjithshme e punës së bërë nga qeveria dhe çdo ministri deri më sot, dhe objektivat që do të vendosë qeveria deri në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ndërkohë që në 4 shtator PS do të mbajë një tjetër takim të rëndësishëm, që do të jetë thirrja e Asamblesë Kombëtare. Në këtë takim gazetarja Mema mëson gjithashtu se do të zgjidhet gjithë sekretariati i PS, duke nisur nga zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm. Mësohet gjithashtu se në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare kryeministri Rama do të shpallë edhe emrat e 12 drejtuesve politikë të qarqeve, e cila do të jetë skuadra me të cilën PS do të synojë mandatin e katërt në qeveri. /Vizionplus.tv/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular