BallinaPolitike"Tirana Diplo 2024”, Rama shpall objektivin:  Shqipëria, anëtare me të drejta të...

“Tirana Diplo 2024”, Rama shpall objektivin:  Shqipëria, anëtare me të drejta të plota më BE në 2030

Kryeministri Edi Rama tha se në vitin 2030 ne duhet të ulemi si të barabartë në tryezën e Bashkimit Europian.

Rama tha se ky është objektivi ynë, kjo është detyra jonë, megjithëse kemi një proces që ka etapat e veta.

“Trupi ynë diplomatik duhet të ngjitet në një nivel të ri. Kjo është plotësisht e mundur duke shfrytëzuar eksperiencën që ka, shembujt e shkëlqyer që janë përfaqësues të këtij komuniteti, por edhe elementin transformues të Shqipërisë.

Sot Shqipëria është një magnet që tërheq vizitorë nga e gjithë Bota. Vitin e kaluar tërhoqëm 10 mln turistë, këtë vit shifra do të jetë edhe më e lartë, dhe kjo është një e dhënë që shoqërohet me rritjen e ekonomisë, me rritjen e të ardhurave, me rritjen e pagave.

Kemi 10 mijë biznese të reja në Shqipëri referuar shifrave të 6-mujorit, kemi rritje të investimeve të huaja me 15 % vetëm në 3-mujorin e parë të vitit, kemi rritjen e numrit të të punësuarve”, tha Rama.

Ai u shpreh se stadi në të cilën gjendemi është plotësisht i favorshëm për të hedhur hapin tonë përfundimtar, duke vendosur kështu flamurin tonë kombëtar në oborrin e BE-së në Bruksel.

Kryeministri tha se ne duam të promovojnë paqen, stabilitetin dhe Rajonin si një të tërë, pasi ky është interesi ynë. “Duhet të nxisim çdo energji që e bën Rajonin sa më bashkëpunues, që e bën më të ndjeshëm ndaj së ardhmes dhe sa më pak ndaj të shkuarës. Ne duhet ta lexojmë të shkuarën dme sytë e së ardhmes dhe kjo është pika kyçe mbi të cilën ne ngremë marrëdhëniet me vendet e Rajonit”, tha Rama.

Ai u shpreh se duhet bërë më shumë në raport me Greqinë, Turqinë dhe Italinë, që i cilësoi si partnerët strategjikë të Shqipërisë. “Përgëzoj ambasadorin tonë në Athinë për transformimin që i ka bërë raporteve të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit me ambasadat dhe konsullatat, por në raport me Turqinë dhe Italinë duhet të bëjmë edhe më shumë në raport me investimet dhe shkëmbimet tregtare”, tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular