Moti ka marrë “kthesë” në vendin tonë, teksa thuajse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e forta të shiut. Stuhia e shiut ka përfshirë edhe Tiranën. Ndërkohë në Bulqizë reshjet e forta kanë shkaktuar përmbytje në disa zona. Nga ana tjetër, Elbasani është përfshirë nga reshjet e forta dhe breshëri, duke thyer disa pemë e duke dëmtuar disa makina.