Një 32-vjeçar është kërcënuar me armë zjarri mbrëmjen djeshme në Rrugën e Dibrës, në Tiranë. Sipas policisë, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri 32 vjeçarin me iniciale R.G, banues në Tiranë. Ndërkohë po punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprat penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal pasi më datë 26.08.2024, rreth orës 21:30, në Rrugën e Dibrës, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka kanosur me armë zjarri shtetasin R. G., 32 vjeç, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë.