BallinaKryesoreDash Shehi çon në Kushtetuese "Listat e Hapura", ankesën do ta dorëzojë...

Dash Shehi çon në Kushtetuese “Listat e Hapura”, ankesën do ta dorëzojë ish-juristi i Bashës!

spot_img
spot_img

Deputeti Dashamir Shehi në emër të partisë së tij, LZHK, do të dorëzojë këtë të mërkurë, (Datë 29 Gusht 2024), një ankimim në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e ri zgjedhor dhe më konkretisht, për çështjen e Listave të Mbyllura.

Lajmin e ka dhënë avokati Rezart Kthupi nëpërmjet një shënimi në FB, ku thotë se do të jetë ai që do të dorëzojë në orën 10.00 ankimimin, në emër të LZHK së Dashamir Shehit.

Kujtojmë se Kthupi deri në 11 qershor kur Apeli kaloi vulën e PD te Berisha, (Aktualisht me status rekursi të pranuar në Gjykatën e Lartë), ka qenë ndër juristët kryesorë dhe anëtar i kryesisë së PD me kryetar Bashën, por pas humbjes së gjyqit ku ishte edhe vetë përfaqësues si jurist i PD, u pozicionua ndër të parët kundër rekursit dhe mbështeti idenë e krijimit të një partie të re.

Kthupi aktualisht së bashku me Enkelejd Alibeajn, Edvin Kullurin, Roland Bejkon dhe disa ish-funksionarë të tjerë të PD kur drejtohej nga Basha, po mbledhin firma për një parti të re brenda demokratëve.

Ende nuk dihet arsyeja se përse Dashamir Shehi ka zgjedhur pikërisht ish-juristin e Bashës, (Dhe jo të LZHK) për të dorëzuar ankimimin në Kushtetuese, por kjo lëvizje duket më shumë si sinjal përforcues për lajmet, se disa deputetë të grupit Alibeaj, do ti bashkëngjiten në shtator grupit parlamentarë të Dash Shehit.

Njoftimi i plotë i Rezart Kthupit:

Nesër në ora 10.00 do të depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë e nënshkruar nga kryetari i LZHK Dashamir Shehi për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor.

Kjo kërkesë padi ka për qëllim të provojë përpara gjykatës të gjitha shkeljet ligjore që janë kryer për shndërrimin në ligj të një marrveshje politike që synon kufizimin dhe zvogëlimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve.

Lista e kandidatëve për deputetë duhet t’i nënshtrohet vullnetit të qytetarëve dhe jo vullnetit të kryetarëve, ajo duhet të jetë lista e përfaqësuesve të qytetarëve dhe jo e kryetarëve. Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë duhet të përfaqsojnë interesat e qytetarëve dhe jo ato të kryetarëve.

Listat e hapura dhe e drejta e qytetarëve për të përzgjedhur deputetët që i përfaqsojnë në Kuvendin e Shqipërisë është mundësia më e mirë që një sistem politik i ngurtësuar, ku gjithcka lind dhe vdes nën hijen e kryetarit, të çlirohet e të jetë në funksion të interesave të qytetarëve e jo të kryetarëve, të interesave të Shqipërisë e jo të partisë.

Shqipëria është e para.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular