BallinaKryesoreDokumenti/ Pse PD e Berishës mbrojti "Kurum", zbardhet lidhja e Gazment Bardhit!

Dokumenti/ Pse PD e Berishës mbrojti “Kurum”, zbardhet lidhja e Gazment Bardhit!

spot_img
spot_img

Prej disa ditësh kompania turke “Kurum International” është kthyer në “kryefjalën” e lajmeve, pas skandalit me dërgimin e mbetjeve të rrezikshme në ish-Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit drejt Tajlandës.

E ndërsa zbuloheshin detaje më shumë që nxirrnin në pah përgjegjësinë e kësaj kompanie në lidhje me mbetjet, opozita fillimisht e ka mbrojtur kompaninë turke përmes ish-kryeministrit Berisha e më pas ka qëndruar “në heshtje” duke mos folur më për këtë skandal.

Por duket se pas heshtjes qëndron një “konflikt interesi” me kompaninë në fjalë. Sipas dokumenteve zyrtare, rezulton se drejtori i Shtabit Elektoral të Gazmend Bardhit në Elbasan gjatë zgjedhjeve të 2021, Lorenc Hastopalli, është administrator i kompanisë “Energy Resources” ose ish “Kurum Energy”, me aktivitet prodhimin dhe tregtimin e energjisë elektrike.

Dokumenti/ Pse PD e Berishës mbrojti "Kurum", zbardhet lidhja e
Sipas ekstraktit të QKB, në vitin 2004 kompania Kurum shton objektin e aktivitetit të Shoqërisë me prodhimin, shpërndarjen, tregtimin e energjisë elektrike dhe më pas shtohet emri i ri tregtar “Kurum Energy”. Në vitin 2014, emri tregtar nga “KURUM ENERGY SH.A”, ndryshoi në “Energy Resources”, dhe administrator në 2015 emërohet Lorenc Hastopalli.

Ai është riemëruar disa herë dhe së fundmi është shtuar si administrator nga data 10/11/2022 deri në 10/11/2024. Në vitin 2021, pesë ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, Hastopalli si drejtori i fushatës elektorale të Gazment Bardhit, iu drejtua me një mesazh qytetarëve të Elbasanit, ku i ftonte të votonin masivisht për PD.

“Ne do ti fitojmë zgjedhjet në Elbasan. Garancia jonë është rinia e Elbasanit, janë burrat dhe gratë, janë familjarët, janë fermerët, që do të votojë masivisht për numrin në fletën e votimit. Shumica do të votojë për ndryshimin. Elbasani do t’u kthehet qytetarëve, të rinjve, studentëve. Do t’u kthehet elbasanllinjve si qytet i dijes, i kulturës, i vlerave, i harmonisë!”, deklaronte Hastopalli.

Në 2013 qeveria e Sali Berishës mori vendim për shitjen e katër hidrocentraleve kompanisë “Kurum International” edhe pse kjo ishte kundërshtuar fuqimisht nga ekspertët në atë kohë. Sapo Kurum nisi aktivitetin me tregtimin e energjisë, si administrator u shtua Hastopalli, sot është krahu i djathtë i Gazment Bardhit.

Ky nuk është rasti i parë kur opozita kur është vetë e përfshirë në afera apo skandale, ka zgjedhur të heshttë dhe jo të dalë në mbrojtje të interesit publik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular