BallinaKronikeEMRI/ Plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait, policia arreston pas tre...

EMRI/ Plagosi me armë zjarri djalin e xhaxhait, policia arreston pas tre muajsh autorin

spot_img
spot_img

Policia e Durrësit ka arrestuar pas tre muajsh, Ilir Buçezën, 33-vjeçarin, i cili plagosi me armë zjarri në oborr kushëririn e tij, Eduart Buçeza 24 vjeç.

Blutë e qytetit bregdetar sqarojne se 33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

NGJARJA

Eduart Buçeza u paraqit mbrëmjen e 20 majit në spital për të marrë ndihmë mjekësorë pasi ishte qëlluar në këmbë. Rrethanat ishin ende të paqarta, por policia zbardhi ngjarjen dhe në atë kohë shpalli në kërkim djalin e xhaxhait.

Sipas uniformave blu, 24-vjeçari Eduart Buçeza u qëllua 3 herë me armë zjarri nga kushëriri i tij pas një sherri të çastit.

Sherri agravoi për faktin se Eduard Buçeza kalonte në banesën pranë kushëririt me shpejtësi duke bërë që situata të agravonte deri në hapjen e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e 24-vjeçarit në Shënavlash.

Njoftimi i policise

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Shënavlashi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Plagosi me armë zjarri, një 24-vjeçar, rreth 3 muaj më parë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Si rezultat i kërkimeve dhe administrimit të informacioneve të inteligjencës policore, të kryera në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, me objektiv ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Sektori kundër Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës lokalizoi, kapi dhe vuri në pranga shtetasin Ilir Buçeza 33 vjeç.

33-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Durrësit, më datë 30.05.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Ky shtetas dyshohet së më datë 21.05.2024, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shënavlash, ka plagosur me armë zjarri, shtetasin E. B., 24 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular