BallinaAktualitetJa kush është britanikja që u përfshi në vrasjen e Ardian Nikulajt

Ja kush është britanikja që u përfshi në vrasjen e Ardian Nikulajt

Britanikja Harriet Bridgeman është një prej personave që akuzohen se morën pjesë në ekzekutimin e biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill 2023 në Shëngjin teksa imazhi i saj i vetëm deri më sot, ishte ai i fiksuar nga kamerat e sigurisë të Hotel Coral, ku britanikja ishte kamufluar si turiste dhe po qëndronte në hotelin e Nikulajt.

Bridgeman u shfaq në Gjykatën e Londrës ku u njoh me vendimin për t’u ekstraduar në Shqipëri si e akuzuar për vrasjen e Nikulajt. Me një bluzë ngjyrë rozë, duke pirë një cigare dhe duke folur në telefon, kështu u shfaq Harriet Bridgeman jashtë Gjykatës së Londrës.

Teksa gykatësi lexonte vendimin, mësohet se Harriet Bridgeman ka shpërthyer në lot. Bridgeman, nënë e një djali, do të vijojë të jetë e lirë në Londër me kusht, derisa të ketë një vendim përfundimtar nga Apeli për ekstradimin e saj drejt vendit tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular