Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet fillimisht i kthjellët ndërsa nga orët e mesditës e pasdite priten shtim të vranësirave mesatare deri të dendura.
Fillimisht përgjatë ultësirës Perëndimore më pas në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites vonë.
Vranësirat pritet të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët e lokalisht mesatar fillimisht në pjesën jugperëndimore të Ultësirës Perëndimore e më pas pritet të prek pjesën më të madhe të territorit.
Reshjet pritet të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar kryesisht në relievet kodrinore malore shoqëruar hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në orët e pasdites vonë reshjet humbasin intensitet e territor e më pas ndërprerje në të gjithë territorin.
Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 8-10m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1ballë
Temperaturat parashikohen: