BallinaAktualitetNdërron jetën në spital në Turqi ish-basketbollisti! 60-vjeçari u plagos nga helika...

Ndërron jetën në spital në Turqi ish-basketbollisti! 60-vjeçari u plagos nga helika e gomones! Kishte shkuar me pushime në Karaburun, por…

spot_img
spot_img

Ka ndërruar jetë 60-vjeçari i cili në korrik u plagos rëndë nga helika e një gomone, në Gjirin e Shën Janit në Karaburun. Mësohet se  Alban Kukaviqi, i cili ka qenë edhe basketbollist u nda nga jeta gjatë një ndërhyrje në një spital në Turqi

Alban Kukaviqi, ish basketbollist, prej 31 vjetësh, punonjës në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kishte shkuar në pushime me familjen. Ai kishte zbritur nga një anije turistike në Karaburun, kur u plagos në këmbë nga helika e gomones në molin e vjetër të ushtrisë në gjirin e Shën Janit, jo zonë plazhi.

Fillimisht u transportua në spitalin e Traumës, ku qëndroi gjatë dhe pati probleme në 2 operacionet e para pasi nuk arriti të mbante narkozën. Më tej u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht humbi jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për të vendosur protezë në këmbën e dobësuar.

“Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës.

Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!

Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë! Përjetësisht në kujtimet tona!”, thuhet ne reagimin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular