BallinaAktualitetQeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin...

Qeveria miraton pagesat për orët shtesë të punonjësve të policisë dhe kompensimin financiar ushqimor

spot_img
spot_img

Punonjësit e Policisë së Shtetit do të përfitojnë pagesat për orët shtesë në sezon dhe kompensimin ushqimor, për vitin 2024, pas miratimit të Aktit Normativ nga qeveria, ditën e sotme.

Në Aktin e miratuar, parashikohet të mbulohet efekti financiar i orëve shtesë të punonjësve të policisë të angazhuar në shërbim gjatë sezonit turistik.

Po ashtu, me këto shtesa në Aktin Normativ, do të mbulohet edhe efekti financiar i kompensimit në lekë për ushqimin, për punonjësit e policisë për gjithë vitin buxhetor 2024.

Në një prononcim pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Financave Petrit Malaj u shpreh se “kemi rritur financimin për Ministrinë e Brendshme në vlerën rreth 1.3 miliard lekë për kompensimin ushqimor të Policisë, krahas orëve shtesë të punës që do t’i përfitojnë në kuadër të sezonit turistik”.

Realizimi i këtij premtimi për punonjësit e policisë, pason atë për rritjen e pagave dhe sigurimin jetësor, si dhe ndihmon në përmirësimin e performancës së tyre.

Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2024, të pasqyruara në këtë Akt Normativ, erdhën si pasojë e rritjes së performancës së përgjithshme të ekonomisë shqiptare dhe realizimit të të ardhurave nga agjencitë tatimore, doganore, etj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular