BallinaSocialeShpallen fituesit e Mjekësisë/ 1624 maturantë fituan të drejtën për të ndjekur...

Shpallen fituesit e Mjekësisë/ 1624 maturantë fituan të drejtën për të ndjekur studimet

spot_img
spot_img

1624 maturantë do të ulen për herë të parë  në auditorët e Universitetit të Mjekësisë për të studiuar në  të gjitha degët e tij.

Nga këta 500 do të studiojnë degën Mjekësi e Përgjithshme. Sipas rektorit të ri të këtij Universiteti prof. Xheladin Dracini tanimë janë shpallur edhe fituesit sipas degëve përkatëse.

 “Kanë qenë 7312 maturantë  që kanë zgjedhur degët e Mjekësisë me mbi 20 mijë aplikime në disa degë të saj  nga të cilët janë përzgjedhur 1624”, tha Dracini.

Maturantët që kanë fituar në degët e Universitetit të Mjekësisë janë ata më rezultate shumë të mira me mesatare 9.7.

“Në mjekësi vijnë më të mirët. Këtë e konfirmon edhe testimi i informatizuar i cili bën një tjetër selektim”, shtoi ai.

Maturantët fitues janë në pritje të nisjes së procesit të regjistrimeve i cili nis në 30 gusht  dhe zgjat deri në 13 shtator.

“Në 28 është data e ankimimeve dhe në datë 30 nis procesi i regjistrimeve me faza 48 orëshe”, theksoi ai.
Për studentët e Mjekësisë  nuk do të këtë kontratë që i detyron  të ofruar shërbim shëndetësor në vendin e tyre pasi ligji  me ndryshimet e kërkuara nga Gjykata Kushtetuese nuk ka kaluar për miratim në parlament

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular