Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv skandalin e eksportit të mbetjeve toksike drejt Tajlandës prej shoqërisë Kurum.
Sipas tij, kjo shoqëri Kurum, po hetohet edhe nga SPAK lidhur me 5 pasuritë kombëtare që i janë dhënë, përfshi këtu 4 hidrocentrale.
“Duke shpallur falimentin e çon në minus llogarinë banka që ti shmanget masës sekuestro konfiskimi, gjobë apo çdo lloj takse që mund ti faturohet. Shpresoj se ndërhyrja e prokurorisë të jetë në kohën e duhur se çdo veprim i vonuar e bën hetimin pa vlerë. Hetim penal ndaj subjekteve fizikë është tjetër ndaj shoqërive tregtare. Ndaj Kurum duhet proceduar në mënyrë urgjente.
A janë këto mbetjet e para që eksportohen? Sigurisht që jo. Sepse në çdo prodhim hekuri, në çdo fabrikë ka mbetje të rrezikshme dhe të gjitha këto ndër vite dmth, nuk është që nga prodhimi i hekurit vetëm në 2024 kemi prodhime të rrezikshme. Këto shtohen më shumë kur shtohen pikat e grumbullimit të skrap. Skrapi nxjerr më shumë mbetje të rrezikshme. Ka shumë pak hekur dhe shumë pjesë të tjera që selektohen dhe dalin si pjesë të rrezikshme.
Për aq kohë sa nuk kemi impiante të riciklimit për aq kohë duhet të mbajmë të hapur dy pista, që janë eksportuar apo të hedhura në vende urbane, në gropa, në fusha. Do hetim shumë të thellë, nëse kemi rrezik për jetën e njerëzve, më pas pjesa e dytë do parë nëse janë eksportuar. Në 20 vite kemi të bëjmë me një aktivitet të paligjshëm. Në dijeninë time SPAK po heton për privatizimin me kompensim të 5 pasurive kombëtare që i janë dhënë KURUM. KURUM është favorizuar me blerjen e 4 hidrocentraleve, Shkopetit, Bistrica 1 dhe 2. I janë dhënë në një moment të dyshimtë. Është bërë objekt hetimi penal”, theksoi Spahiu.