LIVE/ Shorti i Champions-it, ja si do të zgjidhen kundërshtarët në formatin e ri

0
204

Do të ketë duar dhe një program. Champions-i i ri vjen edhe me një short të ri, është normale. Po hidhet sot në Montekarlo në orën 18:00. Dora fatsjellëse që nxjerr goglat do të jetë sërish prezentë, por do të shoqërohet edhe me një softuer të sofistikuar, i cili kursen kohë dhe vendos përballë skuadrat në këtë short të ri.

Me mënyrë manuale do të duheshin 4 orë short për të shmangur përballjet mes skuadrave të shteteve. Le t’i marrim me radhë. Në shortin e Champions-it, 36 skuadrat finaliste janë ndarë në 4 vazo me 9 skuadra secila prej tyre, të klasifikuara në bazë të renditjes në UEFA për klube, përveç Realit të Madridit. Kampionët e Spanjës janë kampionët në fuqi dhe janë në vazon e parë. Nuk ka më rregull që ndal përballjen mes ekipeve që ndodhen në vazon e parë. Ekipet mund të luajnë edhe kundër njëra-tjetrës, por jo me ekipet e një shteti. Aspekti “fat”, luhet ka një rol akoma më vendimtar dhe të rëndësishëm. Për shembull, Juventusi, Milani dhe Atalanta, të cilat ndodhen të tria në vazon e dytë, tjetër gjë është të përballen me ekipet e të njëjtës vazo si Bryzhi apo Shahtjori dhe tjetër gjë Atletiko me Arsenalin.

KALENDARI- Shorti fillon për vazon e parë. Dora e një të ftuari do të marrë goglën me emrin e skuadrës dhe pastaj softueri do t’i vendosë pastaj përballë 8 skuadrat kundërshtare, 2 nga çdo vazo, me të cilat do të përballet në shtëpi dhe jashtë. Janë të ndaluara derbet mes një shteti. Duke parë që ka shumë kompeticione dhe kalendari është i ngjeshur, UEFA do ta komunikojë ditën e shtunë në mënyrë përfundimtare.

FINALJA- 8 skuadrat e para do të kualifikohen në mënyrë direkte për në fazën e ardhshme të Champions-it, pra në atë të 1/8-ave. Nga vendi i 9 deri në vendin e 24-t do të kemi “play off” për të kualifikuar 8 ekipet e tjera. Skuadrat që renditen nga vendi i 25-të deri në fund janë të eliminuarat direkte.

Vazo:

Vazo e parë: Real Madrid , Manchester City, Bayern Munich, Paris Saint-Germain, Liverpool, Inter, Borussia Dortmund, RB Leipzig, Barcelona.

Vazo e dytë: Bayer Leverkusen, Atletico Madrid, Atalanta, Juventus, Benfica, Arsenal, Club Brugge, Shakhtar Donetsk, Milan.

Vazo e tretë: Feyenoord, Sporting Lisbon, PSV Eindhoven, Red Bull Salzburg, Young Boys, Celtic, Dinamo Zagreb, Lille, Crvena Zvezda.

Vazo e katërt: Monaco, Sparta Pragë, Aston Villa, Bologna, Girona, Shtutgart, Sturm Graz, Brest, Slovan Bratislava.

GRUPET:Në përditësim…

NDIQNI LIVE SHORTIN: VIDEO