Nga Abdulla Diku
Po behet zhurme e madhe per mbetjet e perfolura te Kurum qe u nisen drejt Tajlandes.
Deri tani e vetmja gje e sakte qe dihet eshte se kane dale nga porti i Durresit.
Si ka ndodhur qe nje sasi aq e madhe mbetjesh te mos jete pikasur, fshehur e fallsifikuar ne gjithecka, derisa u nisen drejt Azise?!
Ne fakt, jo dhe aq e madhe. E gjithe rruga nga Metalurgjiku ne Elbasan e deri tek porti eshte plot me kamera, police, inspektoriate, institucione etj etj.
Edhe vete porti ka me shumice kamera (me siguri duhet te kete se eshte objekt i rendesise se vecante). Mbetjet rrine aty, ne diell e ne shi, ne pirgje te medha. I lan dhe shpelan shiu dhe shllami i tyre plot me metale te renda perfundon pak metra larg, ne det.
Cilet jane opsionet e mundeshme?!
1. Kompanise Kurum mund ti jete bere presion per mbetjet e metalurgjikut. Mbetje te tilla kane metale te renda dhe kete e dine te gjithe. Ose hiq mbetjet, ose do behet hataja – mundet ti kene thene…
2. Kurum e ka pare veten ngushte dhe ka nisur “bisedimet” per mundesite qe ka. I eshte sygjeruar eksporti. Keshtu qe ka ‘ujdisur’ punet ne port me te gjithe institucionet, per ti degdisur mbetjet larg prej vatanit. Mundesia qe keto mbetje te eksportohen eshte e vogel pasi kapacitetet perpunuese per trajtimin e tyre jane shume te vogla, anembane planetit. Ndonje groposje eshte varjanti me i thjeshte e me ekonomik. Keshtu qe fallsifikohet etiketa shoqeruese. Fjala bie ne vend te mbetjeve te furrave te shkrirjes, shkruhet “Oksid hekuri”. Nuk e kane shkruar ‘Ndryshk’ sic e njohin te gjithe, por i kane gjetur kete fjalen nga kimia, qe te duket me sexy. Me etiketen sexy, i leme dopjo-gjashten Tajlandes. A ka logjike ekonomike qe nje anije te eksportoje ndryshk nga Shqiperia ne Tajlande?! As behet fjale, por ta haje kush ta haje. Llogarine e tjereve do bejme ne?!
3. Pasi ka dale nga porti yne ku nuk fsheh dot as dhe nje pakete cigare, anija ka marre udhen drejt destinacionit. Eshte rregulluar disi ne Itali. Rruges drejt oqeanit ka dale nje problem. Ngarkesa eshte ‘spiunuar’, fillimisht nga informacionet e dhena prej punonjesve te portit per tek organizatat mjedisore nderkombetare. Pastaj ngarkesa u be e famshme prej medias….e lajmet moren dhene…
4. Per te justifikuar kontrabanden e mbetjeve te Kurum, fillimisht u perpoqen qe te aludohej se ngarkesa ishte koncentrat Zinku, i tranzituar nga Kosova drejt Kines. Mbasi ato ishin eksporte te rregullta, mbetjet e Kurum mund te “fshiheshin” pas Zinkut te Kosoves. Por nuk qe e thene…Dogana e Kosoves ishte e qarte e krejt transparente ne kete drejtim, jo gojekycur si dogana punembaruar e fjale pak e jona. Edhe vete minsitrja e Infrastrukturës dhe Energjisë thote qe vendet e destinacionit fundor i kane pranuar keto mbetje, duke permendur vetem Kinen per Zinkun dhe duke “harruar” Tajlanden e mbetjeve te Kurum. Njefar autogoli si te thuash…. Me tej, mediat dhe shoqatat e huaja mjedisore, te alarmuara dhe qe e dinin te verteten me mire se te gjitha institucionet shqiptare bashke, kishin njoftuar tashme gjithe boten… Veshtire te fshehesh elefantin ne nje dhome te vogel…
5. Meqenese ngarkesa u be problem i madh nderkombetar e kombetar, dy ministrite tona dolen menjehere e deklaruan se ajo ngarkese nuk do lejohet te kthehet ne Shqiperi. Perse jo, nese ngarkesa e anijes nuk ka mbetje? Por problemi eshte se ka mbetje dhe ministrite e kane ditur qe ne fillim. Dhe ne fakt ngarkesa nuk mund te kthehet ne menyre te ligjshme. Ne port dhe dogane te gjithe e dine se ngarkesa eshte tjeter e pershkrimi ne dokumenta krejt tjeter. Kompania do akuzohej menjehere per trafik nderkombetar te mbetjeve nese do i sillte ketu. Rame dakord qe te genjejme te gjithe kur ti nisesh mbetjet, por jo qe ti kthesh serish ketu – mund ti thone… Kompania mund te flase dhe mundet te hape probleme pastaj. Dileme e madhe se cfar te besh….
6. Flitet prej vitesh qe Kurum eshte perpjekur te falimentoje. Per tju shpetuar taksave dhe plot arsye te tjera. Me kete rast, pasi doli dhe problemi i mbetjeve, puna behet me e lehte. Po nuk me ndihmuat per mbetjet, do mbyll deren e kombinatit. Pastaj, nje kompani qe thote se ka shpall falimentimin dihet se nuk ka likuiditete. Nuk paguan as per transportin e mbetjeve. Keshtu qe mbetjet i ngelen “peshqesh” kompanise se transportit dhe asaj te eksportit. Le ta zgjidhin ata.
7. Nese ngarkesa nuk eshte e siguruar dhe nese Kurum nuk e can me koken per te, kompania eksportuese eshte ne dileme te madhe. Pervecse ne anije, mbetjet nuk kan ku te shkojne tjeter. Anija kushton shume per cdo dite qe eshte ne “pune” se eshte gjithe ajo makine e stermadhe. Keshtu qe e vetmja zgjidhje mbetet oqeani… ndonje “aksident” i vogel do detyroje me se paku te hedhe kontenieret ne det, ne mos ti mbyse bashke me anijen. Nese behet kjo e dyta (anijet jane te siguruara) nuk humbet asgje. Pervec vleres se siguracionit, ke cuar dhe mallin (mbetjet tona) ne “destinacion”. Nje zhytje ne uje e dy fitime te majme njeheresh. Por dhe kjo thuajse e pamundur. Anija me siguri ka dhe ngarkese tjeter, jo vetem mbetjet tona…
8. Nese ndodh qe ngarkesa te mbytet, a “humbe” gjetke, te gjitha gojet e liga e ato qe perhapnin lajme toksike se ne skemi institucione dhe se ato nuk kane bere punen e tyre vetem ne kete rast (heret e tjera po), do detyrohen te heshtin. He, ku eshte anija?! Ju thame qe nuk do vinte ketu me mbetjet ne te? Insitucionet tona jane te pergjegjshme, nuk lejojne asnje lloj shkelje te ligjit. Pik!
9. Nje konference e jashtezakonshme pritet te jepet pastaj, ku si rezultat i presionit te nje shteti serioz e me parime, nje anije e tille nuk mund te ankorohej ne brigjet tona te mrekullueshme, por te turbulluara paksa nga ujrat e zeza te jahteve luksoze. Anijen le ta gjejne gojet e liga, ne nuk merremi me gjerat qe bejne te tjeret.
10. Nese deshton skenari i mesiperm, kemi varjantin tjeter. Ndryshojme ligjin per mbetjet. Ja, ne qe morem flamurin e ndalimit te importit te mbetjeve, bejme dhe te kunderten. Njerez jemi dhe ne, ndryshojme…Sot institucionet tashme i kemi shume te forta e profesionale, jane pjekur kushtet te importojme mbetje. Anija e larguar me mbetje (se mos ishte e vetmja), nuk quhet pune e dobet nga institucionet, pervec toksikeve dhe gojeve te liga qe flasin ashtu. Ndaj, me ligjin qe miratojme e ku lejohet importi i mbetjeve, i themi anijes “hajde bujrum”! I kontrollojme dokumentacionin dhe na del i rregullt. Ngarkesa eshte “oksid hekuri” apo ndryshk, dhe ky material nuk eshte toksik. Fundja si do jete i tille nese e ke ne cdo pjese te makines tende apo tek gardhi i avllise. Bah! Ja, keshtu zgjidhen punet!
11. Per te ndare “kontrabanden e mbetjeve” me eksportin e tyre eshte fare e thieshte. Nese ngarkesa ka autorizim mjedisor, atehere eshte eksportuar si mbetje. Nese nuk ka autorizimin mjedisor, eshte kontrabande mbetjesh dhe ky eshte nje skandal i vertete.
12. Konventa e Bazelit (na thafte goja qe i kemi thene PO dhe dora qe e firmosem) thote qe mbetje te tilla duhen menaxhuar e trajtuar sa me afer burimit (dmth Shqiperise). Keshtu qe me apo pa dashje, mbetjet do vijne ketej nga ne. A duhet te shqetesohemi per to?! Jo dhe aq! Kombinati Metalurgjik ka prodhuar vazhdimisht mbetje te tilla. Ketu askush nuk eshte shqetesuar per to. Jane bere plot studime e raporte ae e kane evidentuar kete nivel te larte ndotje, por asnje reagim. Nuk ka asnje gjobe nga institucionet mjedisore, pavaresisht nivelit te larte te ndotjes ne ajer, ne toke e ne uje. Mbetjet rrine ne diell e ne shi ne ambjentet e Metalurgjikut por dhe ne Portin e Durresit. Te ngopur me metale te renda, shiu i shpelan vazhdimisht dhe ato metale shkojne ne toke dhe perfundojne ne lumin Shkumbin e me pas ne det. Ne e marrim helmimin prej tyre tre here; nga produktet bujqesore qe ujiten prej lumit (nga Elbasani e deri ne Divjake), nga produktet blegtorale qe ushqehen ne zone aty, edhe prej peshqeve qe konsumojme. Fundja, nje dite do vdesim te gjithe, ca nga Zoti, e ca nga metalet e renda… E meqenese do vdesim, duhet ta bejme duke e perfunduar jeten si fjalemire per institucionet. Fundja ndodh qe edhe ato e bejne ndonje pune te mire. Dhe fjala e mire duhet thene vertet, se institucionet tona, duke mos punuar e reaguar, po e parandalojne plakjen tone.
Njerzit po vdesin gjithnje e me te rinj tashme!