Dashi
Raporti në çift do jetë mjaft i favorshëm, në sajë të ndikimit të Hënës. Mërkuri dhe Venusi janë mjaft të favorshëm, ndaj mundohuni që të shmangni diskutimet.
Demi
Në dashuri do të ketë probleme, të mbartura nga ditët e kaluara, tregohuni të arsyeshëm kur të bisedoni. Në punë do gjeni menyrën për të realizuar nje projekt.
Binjakët
Duhet të bëni kujdes me paratë, pasi gjërat nuk do të ecin siç duhet. Projektet e reja në punë, do të jenë mjaft të favorshme.
Gaforrja
Nëse ka patur probleme dhe debate në dashuri, tashmë do kenë mundësi që të zgjidhen. Për gjithë ata që janë në punë, do të ketë zhvillime pozitive.
Luani
Dashuria do të jetë më e favorshme, duke realizuar ato që doni. Në punë duhet të bëni atë që është e rëndësishme, kujdes nga kolegët, jo të gjithë janë dashamirës.
Virgjëresha
Në dashuri do të duhet kujdes, pasi Hënën do e keni kundër. Çiftet mund të përballen me probleme. Në punë, mund të hasni në vështirësi dhe vonesa.
Peshorja
Nëse ka diçka që nuk ecën, flisni pa vonesa. Gjatë kësaj dite mund të ketë tension. Bashkëpunimet dhe raportet me të tjerët, janë mjaft të favorshme.
Akrepi
Marsi dhe Hëna do ju vijnë në ndihmë, duke favorizuar raportet në dashuri dhe me të tjerët. Mund të keni takime romantike, por mbani parasysh se Venusi do të jetë neutral.
Shigjetari
Në raportin në çift shikoni pjesën e komunikimit. Në punë duhet t’i menaxhoni gjërat me qetësi, që të keni rezultate të mira. Financat duken mirë.
Bricjapi
Kjo do të jetë një ditë mjaft e mirë për dashurinë, ku Hëna do të jetë në favorin tuaj. Bëni bisedat që doni me partnerin. Puna do të jetë e favorshme.
Ujori
Keni nevojë për më shumë qetësi dhe pushim, pasi gjatë këtyre ditëve stresi dhe lodhja ka arritur kulmin. Në dashuri, nuk do arrini që të kënaqeni.
Peshqit
Në dashuri do të jeni të pavendosur, ndoshta për shkak se jeni në pritje të një përgjigje ose nuk dini të zgjidhni. Do të ketë zgjedhje të rëndësishme, sa i takon karrierës.