Shqiptari në Greqi grabit nënë e bijë, pasi i dhunon, i merr paratë dhe sendet me vlerë

0
111

Një 40-vjeçar shqiptar ka grabitur nënë e bijë në dy banesa të ndryshme në Greqi. Sipas mediave greke, autori ka shkuar në banesën e 86-vjeçares në Athinë, ku pasi ka ushtruar dhunë fizike i ka marrë sendet me vlerë dhe paratë.

Më pas, shqiptari ka shkuar në një pallat ngjitur, ku banonte vajza e 86-vjeçares, një grua 66 vjeçe. Edhe me këtë ka bërë të njëjtin veprim, pasi e ka kërcënuar i ka marrë sendet me vlerë. Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe vënien para përgjegjësisë të autorit.