BallinaAktualitetAtentati në Shkodër, Myzafer Elezi: Dëshmi e përkeqësimit të situatës së dhe...

Atentati në Shkodër, Myzafer Elezi: Dëshmi e përkeqësimit të situatës së dhe rënie e rendit publik

spot_img
spot_img

Anëtari i Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, Myzafer Elezi ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë e ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Me anë të një statusi në facebook, ai shprehet se ky akt kriminal i rëndë është një tjetër dëshmi e përkeqësimit të situatës së sigurisë publike në vend dhe i mungesës së kontrollit efektiv të territorit.

Elezi i bën thirrje Policis së Shtetit që autorët të vihen menjëherë para drejtësisë pasi sipas tij, vrasja e sotme nuk është thjesht një rast izoluar, por pjesë e një sërë ngjarjesh që tregojnë dështimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit në vend.

Ai gjithashtu u bën thirrje Ministrit të Brendshëm dhe Policisë së Shtetit të merrin masa urgjente për rivendosjen e rendit publik jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

Reagimi i plotë i Myzafer Elezit:

Krimi sfidon rendin dhe sigurinë publike.
Të nderuar qytetarë.

Sot, qyteti i Shkodrës u trondit nga një tjetër akt dhune që mori jetën e një 36-vjeçari në mes të ditës, brenda një lokali. Ky akt kriminal i rëndë është një tjetër dëshmi e përkeqësimit të situatës së sigurisë publike në vend dhe i mungesës së kontrollit efektiv të territorit.

Në këtë moment të vështirë për sigurinë, i bëjmë thirrje Ministrit të Brendshëm dhe autoriteteve drejtuese të Policisë së Shtetit për të marrë masa urgjente dhe të menjëhershme për rivendosjen e rendit publik jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë.

Nuk mund të pranohet që krimi të sfidoj rendin dhe sigurinë publike.

Nuk mund të pranohet që qytetarët të jetojnë në frikë dhe pasiguri, ndërsa autorët e krimeve të rënda veprojnë me arrogancë dhe ndihen të paprekshëm.
Vrasja e sotme nuk është thjesht një rast izoluar, por pjesë e një sërë ngjarjesh që tregojnë dështimin e institucioneve në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminalitetit në vend.

Kërkojmë që autorët e këtij akti të tmerrshëm të vihen para drejtësisë në mënyrë të menjëhershme. Policia dhe institucionet e drejtësisë duhet të tregojnë vendosmëri dhe të mos lejojnë që Shqipëria të bëhet një vend ku krimi mbizotëron mbi ligjin.

Është koha për veprim dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve tek institucionet e shtetit.
Çdo vonesë apo neglizhencë në këtë drejtim do të ishte një dështim i rëndë dhe i pafalshëm.

Partia Demokratike – Demokratët Euroatlanitikë kërkon nga qytetarët që të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos dorëzohen përballë kësaj gjendjeje alarmante. Ne jemi të vendosur të luftojmë për rikthimin e rendit, ligjit dhe sigurisë në vendin tonë, duke garantuar që asnjë akt kriminal të mos mbetet pa ndëshkim.

Qytetarët meritojnë rend dhe siguri të plotë.
Shqipëria meriton më shumë.
Ju faleminderit!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular