Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku pesë persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar, pasi kanë kërcënuar për shkak të detyrës Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
Gazetari, Igli Çelmeta raporton se një prej të arrestuarve është presidentit i klubit “Iliria” Nazmi Selmani dhe dy futbollistë të po të njëjtit klub, Santiano Selmani edhe Brajan Selmani.
Mësohet se Duka fillimisht është kërcënuar me sms dhe më pas shtetasit e arrestuar i kanë shkuar te banesa.
“Arrestimi dhe procedimi i tyre u bë pasi: Më datë 30.08.2024, rreth orës 21:30, kanë kërcënuar me anë të një mesazhi telefonik për shkak të detyrës shtetasin A.D, 62 vjeç, banues ne Durrës dhe më pas rreth orës 22:30, i kanë shkuar te banesa, me qëllim kërcënimin e tij”, njofton policia.