Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e shënuar në Shkodër, ku Elis Rroshkodoli u ekzekutua teksa pinte kafe në një lokal.
36-vjeçari ishte i ulur në tavolinë në pjesën e jashtme të lokalit me një person tjetër, kur autori i është afruar i maskuar dhe ka qëlluar drejt tij 18 plumba.
Dyshohet se është larguar me një mjet, ndërsa policia i është vënë në ndjekje.
Të atin, Kujtim Rroshkodol ia kanë vrarë në 1997-ën. 36-vjeçari më së shumti në vitet e fundit ka jetuar jashtë vendit.
Më shumë se 10 vjet me parë Rroshkodoli dyshohet se ka qenë autor edhe i plagosjes së 2 vëllezërve në Shkodër.