Rishikimi i Reformës në Drejtësi/ Sali Berisha njofton bashkimin me Ramën në komisionin “Xhafaj”, anti-SPAK

0
256
Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha dhe Kryetari i Bashkise Tiranes Edi Rama, gjate ceremonise se perurimit te projektit Rruga e Mijevje硲it per Paqen, ku jane vendosur pllakate me mbishkrime te 28 presidenteve te Botes, me rastin e 7 vjetorit te Lumturimit te Nene Terezes.

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka dalë mesditën e kësaj të premte në një dalje të jashtëzakonshme për mediet, të improvizuar nga shtëpia e tij ku gjendet në arrest prej 9 muajve.

Pavarësisht se në pamje të parë u duk sikur po denonconte ish-ministrin e Brendshëm Taulant Balla, Sali Berisha, dha një lajm të fortë që vërteton se pakti i tij me Edi Ramën, nuk mbyllet me bashkimin e votave në parlament për Amnistinë e cila goditi SPAK dhe Ligjin Zgjedhorë i cili mbylli listat e deputetëve dhe i blindon fitoren PS në zgjedhjet e vitit 2025, por vazhdon me hapin final të projektit të dyshes për të goditur Reformën në Drejtësi dhe veçanërisht SPAK dhe Gjykatën e Posaçme.

Bëhet fjalë për komisionin parlamentarë, “Xhafaj”, i ngritur në parlament nga Edi Rama i cili ka synim ndyshimin e Reformës Zgjedhore të vitit 2016 e mbështetur dhe financuar nga SHBA dhe BE.

Ndryshimi i saj i cili piketon pikërisht armikun e përbashkët të Rama&Berisha, SPAK&GJKKO, kërkon bashkimin e votave në parlament dhe provat u bënë për Amnistinë Penale dhe dështimin e Reformës Zgjedhore.

Pasi opozita Berisha në disa mbledhjet e komisionit me kryetar Fatmir Xhafajn bëri sikur refuzoi që të marrë pjesë në fund të sesionit të kaluar parlamentarë, Sali Berisha në daljen e sotme, (E premte 30.8.2024), dha “lajmin e madh”, se Komisioni parlamentarë për Drejtësin është e vetmja rrugë për të ndalur kriminelët e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.

Sipas tij, “Komisioni i të vërtetës, mbetet rruga e vetme për të hetuar magjistratët që fshehin dosjet për zyrtarët e lartë shtetëror”.

Të dashur qytetarë dhe qytetare!

Këto janë disa të dhëna paraprake, të cilat i ekspozova, jo për të shuar kuriozitetin, dhe as për t’i përdorur për qëllime politike, por thjesht për t’ju informuar se si ky shtet është i kapur këmbë e kokë nga krimi dhe peng i tij.

Krijimi i komisionit të së vërtetës është rruga e vetme për të bërë radiografi, në mënyrë që Dumanër, Gjoka, gjykatës, prokurorë kriminelë të mos mund t’i fshehin qytetarëve shqiptarë krime të shëmtuara të deputetëve të tyre, ministrave të tyre, kryeministrit të tyre.

Vetëm krijimi i një komisioni të së vërtetës që do të jetë pjesë integrale e programit të PD do mund të ndajë në mënyrë përfundimtare Shqipërinë nga bota e krimit shtetëror-qeveritar të sotëm. Faleminderit” ka thënë Berisha.