BallinaOP EDSkema e elitave të kalcifikuara për bllokimin e elitave të reja

Skema e elitave të kalcifikuara për bllokimin e elitave të reja

spot_img
spot_img

Nga Namir Lapardhaja
Fatkeqësia e madhe e këtij vendi është se përgjatë 34 vite tranzicion, nuk është bërë gjë tjetër vetëm se është ricikluar e njëjta klasë politike, e cila vepron mbi të njëjtat qasje ndaj problemeve dhe mbi të njëjtat ‘zgjidhje’ ndaj tyre.

Si në demokraci ashtu edhe në diktaturë, sektarizmi kanë mbizotëruar mbi përpjekjen për të ndërtuar një shoqëri të barabartë në mundësi, të drejtë në detyrime dhe të hapur përsa i përket ekonomisë dhe tregut.

Në vend që të promovojë lirinë dhe drejtësinë, politika vazhdimisht i ka penguar këto të drejta, duke i detyruar qytetarët të jenë ngushtësisht të lidhur pas saj dhe jo të jenë të lirë në zgjedhjen dhe jetën e tyre.

Në vend që të ishim përqëndruar në forcimin e shtetit të së drejtës, kemi parë mbizotërim të një elite të vogël politike, ekonomike dhe mediatike, e cila ka pasur fuqi mbi çdo ligj, dhe ka shtypur që në embrion çdo përpjekje jashtë influencës së tyre.

Partishmëria, e cila shpeshherë ka ardhur si përfaqësuese e interesave të popullit, ka vazhduar të mbizotërojë mbi intelektualizmin dhe mendimin ndryshe, duke i dhënë përparësi interesave të ngushta të grupeve të veçanta në kurriz të interesave të përgjithshme të shoqërisë.

Kjo situatë ka mbajtur të ngurtësuar qarkullimin e elitave, ka penguar rrjedhën normale të demokracisë sonë hibride dhe në vend të forcimit të institucioneve të shtetit, ka forcuar individë të caktuar, të cilët në çdo moment janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur veten e tyre në ‘lojë’ pavarësisht konseguencave për vendin apo për grupimin politik.

Në këtë kuptim, përpjekja për të çmontuar këtë traditë të vjetër të politiks së qarkut të mbyllur duhet të vijojë, sepse kjo është e vetmja mënyrë dhe rrugë për të ndërtuar një shoqëri me mundësi të barabarta përballë sistemit aktual që të gjithë janë të barabartë, por disa janë më të ‘barabartë’ se të tjerët

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular