BallinaOP EDQeveria “Rama” dhe “Opozita”

Qeveria “Rama” dhe “Opozita”

Nga Klea Ahmetaj
Në tri mandatet e qeverisë Rama shtylla e ekonomisë është dëmtuar.

Nga 4 milion banorë, përfunduam në një shtet me 2 milion banorë.

Ndoshta duhet të strukemi e të mos shkruajmë apo flasim atë që hasim çdo ditë, realitetin, por e vërteta duhet pranuar.

këtë 3•4 mandate qeverisje, jo vetëm që dëshira e të rinjve, dhe e çdo moshe tjetër u gjend përballë një zgjidhje të vetme, braktisjes së vendit, të ngjashme në masivitet me dëshirën e vullnetin për tu larguar në vitin 1991, por jo në ato mënyra, tashmë pak më të buta.

Qeveria hapi vende vetëm për administrataën, por nuk ngriti politika të qarta dhe plane veprimi për bisneset private, për tu dhënë mundësinë të taksoheshin më pak, të kishin më shumë fasilitete, që të mund të punësonin më shumë punonjës, me paga më të mira, me kushte më të mira për investim.

Qeveria “Rama” vazhdoj të njëjtën praktikë( dhe pse nuk na pëlqejmë ta pranojmë, por është realiteti) si qeveria “Berisha” shfarrosi meritokracinë e njerëzit e kualifikuar në vendet e punës duke i zëvëndësuar ato me militantë, njerëz që u shërbenin interesave të tyre, pa marr në vëmendje dëmin që po i bënin vendit dhe vetes së tyre, dëm të cilin nëse vazhdojmë me ritme të tilla do ta paguajnë në kurrizin e tyre kur në Republikën e Shqipërisë të ketë mbetur vetëm administrata.

Bisnesi po rrënohet, duke sjell falimentime çdo muaj, por askush nuk reagon për shifrat konkrete e as nuk i bëjnë të ditura ato.

Opozita, e cila duhet të kishte gjetur gjuhën e bashkëpunimit me qeverinë për të sjellë plane konkrete për shpopullimin, rënien e ekonomisë dhe mbylljen e bisneseve, vetëm denoncoi, dhe pse kishte në dorë shumë për të bërë, zgjodhi rrugën e bashkëpunimit për “interesat personale” të momentit, pa marr parasysh që do paguhen kosto më të larta dhe në kurrizin e tyre më vonë.

Shprehja e “Kap ça të kapësh”, doli si një meme e momentit, por ishte e tillë, vazhdon të jetë e tillë, nga të dyja palët, “Kap çtë kapësh”.

Asnjë projektligj të frytshëm bashkëpunimi, “për të mirën tonë”, ligje bashkëpunimi vetëm “kap çtë kapësh për vete o Mete”.

Në opozitë dhe në qeveri zonjat e pushtetit zgjidhnin të pinin kafe e të bënin festa luksi në shoqërinë e njëra-tjetrës, deri këtu nuk ka asgjë të keqe, në parlament zgjodhën të denoncojnë, probleme që ne i dim, por nuk kërkuan kurrë frymën e bashkëpunimit për të dhënë zgjidhje, njëra hidh e tjetra prit.

Asnjëherë nuk u bashkuan në frymën e përbashkët për “të mirën e të gjithve Ne dhe tyre” , por veç për festat luksoze.

Zgjedhjet e 2025 po vijnë…

Çfarë programi të integruar në praktikë do shohim nga këto palë?! Apo dhe 4 vite të tjera hidh e prit?!

Nuk ka 1 fajtor të vetëm, ka 2 fajtorë në bashkëpunim… Dhe i dyti ka po aq faje sa i pari, se heshtja me vepra flet vet.

P.s: Ky popull nuk është budalla.

“Kap çtë kapësh” e rrënuat këtë vend, ekonominë, bisneset, institucionet, shërbimet. Na e bët ne jetën më të vështirë, pas nesh kur të kemi ikur e mos të jemi më skllevërit tuaj, do filloni të hani vetveten.

“Kokat hënshi i that këtij populli, pas nesh do vij radha juaj është llogjikë e thjeshtë, por e pa menduar nga ana juaj.”

Rroftë INJORANCA 🫡

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular