BallinaAktualitet“American Dream” prezantohet në kampin e Poezisë së të Rinjve të Ballkanit...

“American Dream” prezantohet në kampin e Poezisë së të Rinjve të Ballkanit “Vancho Nikoleski”

Nga Eris Rusi
Përtej Kufijve – Fuqizimi i të Rinjve përmes Leximit dhe Letërsisë, është ndoshta etiketa më e bukur për të përshkruar lidhjet që letërsia krijon mes kulturave të vendeve fqinj. Patëm privilegjin të ishim të pjesë e Kampit të Poezisë së të Rinjve të Ballkanit “Vancho Nikoleski”, me praninë e çmuar të ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Shqipëri z. Dancho Markovski, ku u prezantua libri “American Dream”, i botuar në shqip dhe në anglisht nga shtëpia botuese “Toena” dhe u dhanë certifikata vlerësimi për këtë libër!

Rrallëherë ndodh që në takime të tilla letrare, të jenë të pranishëm autori i librit, protagonist i ngjarjeve z. Beqir Potka dhe përkthyesja e librit në gjuhën angleze prof.as.Eriola Bonja Qafzezi ndaj dhe gëzimi për propozimin që ky libër të përkthehet edhe në maqedonisht, ishte i shumëfishtë!

Falenderime të përzemerta për shkrimtarët dhe poetët e pranishëm, për të rinjtë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Greqia, për drejtuesit e Bashkisë Pustec, mësuesit dhe intelektualet e pranishëm, e mbi të gjitha për mikun tonë z. Vasil Sterjovski, që organizon me përkushtim nisma kaq të bukura.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular