BallinaAktualitetKorçë! I vuri flakën nënës së fëmijëve të tij me benzinë, bashkëshorti...

Korçë! I vuri flakën nënës së fëmijëve të tij me benzinë, bashkëshorti ende në arrati! 31-vjeçarja në luftë për jetën

spot_img
spot_img

Historia horror që ndodhi në Korçë ka tronditur opinionin publik pasditen e 31 gushtit, ndërkohë që ende nuk është vënë në pranga autori i krimit.

Gruaja, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti i saj, Bledar Trëndafili, vijon të luftojë për jetën në spital nën kujdesin intensiv të mjekëve, ndërsa policia vijon të kërkojë burrin dhe njëherësh babain e fëmijëve të saj. Ngjarja në fakt është bërë me dije edhe nga dëshmitarët okularë, të cilët kanë qenë edhe personat që i kanë dhënë ndihëm e parë gruas në flakë.

Dje kanë reaguar edhe zyrtarë, të cilët kanë kërkuar të ndërmerren hapa konkret në lidhje me mbrojtjen e grave dhe vajzave nga dhuna verbale dhe fizike që pësojnë nga partnerët e tyre. Nga të dhënat që kanë dalë prej dëshmitarëve okularë, dyshohet se ngjarja ka shkaqe xhelozie, por për shkakun që gruaja e djegur ende nuk ka dhënë dëshmi dhe autori ende nuk është vënë në pranga, nuk ka një konkluzion për shkaqet që e çuan burrin në aktin ekstrem të vrasjes së nënës së fëmijëve të tij.

NGJARJA

Referuar të dhënave që vijnë nga Policia e Korçës bëhet me dije se Melisa Trëndafili, e cila u dogj me benzinë nga bashkëshorti me të cilin ishte në proces divorci, ka pësuar djegie në 35% të trupit. Sipas informacioneve të marra nga mjekët, bëhet me dije se djegiet më të rrezikshme i ka në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë.

Sipas hetimeve paraprake, në momentin kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët fillimisht i hoqën rrobat nga trupi më pas e nisën në spital. Fillimisht autori i ka telefonuar Melisës duke i kërkuar të dalë nga banesa për të sqaruar diçka, shumë metra poshtë banesës që ajo kishte marrë me qira dhe jetonte me fëmijët e saj.

Pasi u takuan, janë ulur në shkallët e një shtëpie private ku ndodhi dhe ngjarja. 31- vjeçarja trokiti në portën e një shtëpie aty pranë, banorët e të cilës i kanë ardhur në ndihmë, duke i hequr rrobat që kishte veshur dhe mjekuan me barna rrethanore shtëpie. Një fqinj që i ka dhënë ndihmën e parë, deklaroi jashtë kamerave, se e pa komplet ngjarjen.

“Kam parë një burrë i cili në mes të rrugës, fare pranë shtëpisë sime ka spërkatur me benzinë një grua e më pas i ka vënë flakën. Gruaja e tmerruar ka trokitur në portën e shtëpisë sime dhe së bashku me bashkëshorten e kemi ndihmuar fikjen e flakëve të zjarrit. I kemi hequr të gjitha rrobat nga trupi dhe e kemi veshur, por plagët me përjashtim të fytyrës dhe këmbëve, ishin të mëdha dhe pothuajse gjithë trupi ishte me plagë të shumta. Kemi lajmëruar policinë dhe ambulancën të cilët erdhën shpejt në vendin e ngjarjes.”

Gruaja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të rënda në trup, por për shkak të gradës së lartë të djegies, ajo është dërguar drejt spitalit të Tiranës për të marrë mjekim të specializuar. Çifti ka qenë në proces divorci dhe janë prindër të dy fëmijëve të mitur. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili pas aktit është larguar nga shtëpia dhe deri orëve të vona të së djeshmes nuk është vënë në pranga.

Teksa nëna e dy fëmijëve së mitur Melisa Trëndafili, po lufton me vdekjen në spitalin e Djegieve në Tiranë, nuk mungojnë dhe reagimet e institucioneve, përveç indinjatës qytetare dhe hetimeve policore që janë ende aktive, në kërkim të bashkëshortit autor të dyshuar të krimit të paprecedent.

Policia tha menjëherë pas ngjarjes së Melisa Trëndafili pësoi djegie të rënda nga flakët dy ditë më parë, pasi bashkëshorti i saj Bledar Trëndafili, 45 vjeç, me të cilin ishte në proces divorci prej kohësh dhe jetonte e ndarë, e spërkati në fillim me benzinë teksa ajo doli nga banesa me qira ku po jetonte aktualisht.

Mjekët thonë se 31-vjeçarja ka pësuar djegie në 35% të trupit, në fytyrë, qafë dhe gjymtyrë. Kohën kur ajo mori flakë e tmerruar kërkoi ndihmën e fqinjëve, të cilët i hoqën rrobat, duke i shpëtuar jetën paraprakisht. Sipas hetimeve, ish-burri i ka kërkuar takim për sqarim Melisës dhe gjatë debatit ndodhi edhe ngjarja. Ai pas krimit u arratis nga vendngjarja dhe ende nuk është arrestuar, teksa Policia e ka shpallur në kërkim. Krimi ka motive xhelozie dhe faktorin e procesit të divorcit, po për shkak të dhunës në familje nga autori.

REAGIMI I MINISTRIT TË BRENDSHËM, ERVIN HOXHA

Lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së shtunë në Korçë, ku Bledar Trëndafili 45 vjeç i hodhi benzinën dhe dogji bashkëshorten e tij Melisa Trëndafili për shkaqe xhelozie, ka reaguar ministri i brendshëm, Ervin Hoxha. Ai e cilëson këtë ngjarje si një akt të papranueshëm, ndërsa bëri thirrje për reagim nga institucionet përgjegjëse dhe nga shoqëria. Ai kërkon që rastet e dhunës në familje të denoncohen dhe qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet. Së fundmi, ministri Hoxha shpreh urimin për shërim sa më të shpejtë të zonjës Trëndafili, nënë e dë fëmijëve, e cila ka pësuar djegie të rënda dhe ndodhet në QSUT ku po mjekohet.

“Ngjarja e rëndë e ndodhur dje në Korçë, ku një bashkëshort në proces divorci, tentoi të djegë me benzinë gruan e tij, është një akt i papranueshëm që na kujton se dhuna në familje është ende një problem që nuk mund të injorohet e që kërkon reagim të menjëhershëm nga dhe nga e gjithë shoqëria. Ngjarje të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një apel i fortë për të siguruar mbrojtje më të fuqishme për të gjithë ata që vuajnë nga dhuna në familje, sidomos për të miturit, vajzat dhe gratë. Jam i bindur se, për të parandaluar dhe trajtuar raste të tilla nuk mjafton vetëm reagimi i institucioneve përkatëse, por dhe solidariteti e sensibilizimi i shoqërisë tonë, në mënyrë që askush të mos i nënshtrohet një trajtimi të tillë të papranueshëm, si rasti i Korçës.

Ndaj u bëj thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast të dhunës në familje dhe të bashkëpunojnë me autoritetet, për t’u siguruar që ata, të cilët kryejnë këto akte, të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, ashtu siç do të përballet dhe autori i ngjarjes së djeshme! Si ministër i Brendshëm shpreh mbështetjen time më të madhe për viktimat e dhunës në familje dhe angazhimin tim për të punuar pareshtur për një shoqëri, ku secili të ndjehet i ndjehet i sigurt dhe i respektuar. Duke i uruar shërim sa më të shpejtë zonjës, viktimë e dhunës në familje dje në Korçë, shpreh angazhimin tim për të forcuar mekanizmat e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për viktimat si ajo dhe ftoj edhe institucionet e tjera përgjegjëse të veprojnë shpejt e në përputhje me politikat e qeverisë sonë për luftën ndaj dhunës në familje”, – thuhet në reagimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha.

REAGON MANJA: KRIM I NEVERITSHËM!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, e ka cilësuar një krim të neveritshëm që kërkon ndëshkim shembullor nga drejtësia, ngjarjen tronditëse që ndodhi dy ditë më parë në Korçë, ku një nënë e dy fëmijëve të mitur u bë viktimë e dhunës së verbër në familje. “Ky akt i shëmtuar nuk mund të tolerohet dhe as të kalojë pa pasoja të rënda për autorin”, – tha Manja.

“Drejtësia duhet të veprojë me vendosmëri dhe pa asnjë hezitim për të dhënë mesazhin e qartë se dhuna në familje nuk ka vend në shoqërinë tonë. Është detyrë e institucioneve dhe e shoqërisë të mbrojmë çdo nënë, çdo fëmijë, nga këto akte barbare dhe të sigurohemi që ata që shkelin ligjin të marrin dënimin që meritojnë”, – theksoi ministri Manja, në një reagim të tij

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular