BallinaLifestyleMerkato televizive/ Rita Lati rikthen në ekran edhe Rozën! Kiara Tito vjen...

Merkato televizive/ Rita Lati rikthen në ekran edhe Rozën! Kiara Tito vjen sërish pas shtatzënisë! A do ta drejtojë ajo “Portokallinë”? Bora Zemani mbetet pa emision! Çfarë ndodh me Ilnisa Agollin

spot_img
spot_img

Ndonëse ende nuk ka nisur sezoni i ri televiziv, lëvizjet e fundit tashmë janë gati. Patjetër që surprizë ishte kalimi i Xhemi Shehut në krye të “Fiks Fare”. Pas disa vitesh, prezantuesja ikonike e “Portokallisë”, lëviz nga ky format për të qenë çdo natë pjesë e ekranit. Por nga ana tjetër, kjo nënkupton edhe vendin bosh në krah të Salsano Rrapit dhe Nevina Shtyllës. Në rrjet është përfolur emri i Kiarës si bashkëmoderatore e shfaqjes humoristike. Por duket se vendimi duket ende larg.

Prej javësh, Kiara është përfolur për të drejtuar disa formate si “Shqiptarët për Shqiptarët”, bashkë me Elvis Naçin, por edhe ky format duket disi më larg vetë prezantueses. Një tjetër mundësi është edhe moderimi i formatit me fashion, një format që Kiara e ka pasur edhe më herët në një tjetër televizion. Kohë më parë Kiara e ka shprehur hapur dëshirën për të prezantuar këtë format.

640-0-63bc672eb492a

E pyetur nga fansat se cili është emisioni që do të pëlqente të drejtoje?”, pa u menduar gjatë, Kiara tregoi se do t’i pëlqente një format i cili ka dhe humor brenda. “Për shembull, “Portokallia”, pse jo?” – ka thënë moderatorja.

Sakaq, Kiara Tito ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, në shtator. Ky ka ardhur si një lajm shumë i mirë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë në pritje të këtij momenti. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram, një nga ndjekësit e saj e pyeti direkt nëse ajo do të rikthehet në ekran në shtator. Përgjigjja e Kiara Titos ishte e qartë dhe entuziaste: “Po”. Ky lajm ka ngjallur shumë interes dhe spekulime në rrjetet sociale se ku do e shohim Kiarën.

kiara tito luiz ejlli (2)

Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club – DWTS” në fund të vitit që shkoi.

Një tjetër surprizë që pritet të vijë si risi në ekranet tona është edhe formati që Roza Lati do të sjellë së bashku me të ëmën, Ritën. Për javë me radhë Roza mbeti jashtë ekranit, ku asnjë ide e saj nuk është pranuar. Por ka qenë pikërisht Rita, ajo që ka përmbyllur edhe idenë e një formati të ri, që do të ketë të ftuar, por edhe shumë lojëra dhe humor.

rita-roza

Kjo do të Jetë hera e parë që Rita dhe Roza do të jenë së bashku në ekran, si moderator. Kujtojmë se të dyja pas përfundimit të “Big Brother”, u ftuan shpesh në televizion të dyja dhe atmosfera e krijuar ishte shumë e zjarrtë. Mes batutave dhe situatave të ndryshme, nënë e bijë ia dolën që të konsiderohen për të sjellë një format së bashku.

Fundjava do t’i besohet Rozës dhe Ritës, ku njëra do të jetë në rolin e moderatores, teksa tjetra, veç moderimit do të krijojë edhe situatat gazmore mes të ftuarve dhe lojërave të ndryshme.

roza lati1

Nga ana tjetër edhe Bora Zemani do të ndryshojë format. Deri më tani, është konfirmuar lajmi se “Cherry On Top”, nuk do të jetë më pjesë e ekranit për një sezon të dytë. Kjo do të thotë se aktualisht Bora është ende në diskutim nëse do të marrë një emision të ri, apo do ta bëjë pushim këtë sezon të parë. Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Bora aktualisht ka prezantuar disa formate dhe ende po diskutohet nëse ndonjëri prej tyre do të miratohet.

bora

Kuriozitet në rrjet ka edhe për gazetaren Ilnisa Agolli e cila ka treguar më herët ambiciet për të qenë në televizion, ndërsa herë pas here ka folur edhe për projekte në TV, pa ndarë detaje.

Së fundmi, Ilnisa ka postuar një foto në Instastory, duke treguar se mund të vijë me një projekt në sezonin e ri. Nga ana tjetër, zëra thonë se Ilnisa mund të jetë pjesë e emisionit “Goca dhe gra”, një emision i cili pritet të rikthehet në TCH pas disa kohësh mungesë, i riformatuar – ndonëse ende nuk është e konfirmuar. Dyshimet i ka shtuar edhe më shumë vetë Ilnisa, përmes një fotoje të postuar së fundmi në Instastory.

ilnisa

Një tjetër emër që përflitet tek “Goca dhe gra” është edhe Ina Kollcaku. Pas eksperiencës së saj si opinioniste në “Big Brother Club”, mbetet për t’u parë nëse asaj do ti besohet moderimi në primetime. Edhe Marina Vjollca rikthehet në ekranin e Tv Klan. Bëhet me dije se Marinën ky sezon i ri televiziv do ta gjejë në ekran me programin “Këngët e botës”.

Çdo javë artistët më të mirë shqiptarë do të interpretojnë ‘live’ në skenë hitet botërore, ndryshe nga më herët që në “Këngët e shekullit” këndoheshin këngët shqip. Teksa u zgjidh edhe dilema për drejtimin e emisionit të njohur “Fiks Fare”, reaguan edhe protagonistët që përfliteshin për këtë format. Pas spekulimeve dhe aludimeve se drejtimi mund t’i jepej binjakeve Veshaj, Egla Cenos ose Jul Dedes, ky vendim ka sqaruar situatën. Për këtë ndryshim të rëndësishëm, Egla Ceno ka dhënë një reagim që ka tërhequr vëmendjen.

Ajo duket se nuk është aspak e shqetësuar nga kjo situatë dhe është shfaqur e qeshur dhe e relaksuar në fotot e fundit nga një vizitë në qytetin e bukur të Korçës. Këto imazhe tregojnë një Egla Ceno të qetë dhe të lumtur, e cila vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, pavarësisht nga zhvillimet e fundit. Ndërkohë që ende pa një emër ka mbetur edhe moderimi i “Big Brother Fun Club” Enxhi Nasufi nuk do të jetë më pjesë e këtij formati. Burime bëjnë me dije se Enxhi Nasufi mund të moderojë në sezonin e ri ‘The Voice’, një format që i ka munguar ekranit prej disa vitesh. Argjira Spanca është një nga moderatoret më simpatike të ekranit.

Ajo ka qenë pjesë e “E diell” në rubrika të ndryshme si moderatore dhe autore. Mirëpo, duket se moderatorja nuk do të kthehet në “E diell” në sezonin e ri televiziv. Kështu është shprehur Argjira teksa është pyetur lidhur me projektet e reja në një “Ask me” së fundmi me ndjekësit në Instagram. “Në muajt e ardhshëm nuk do jem me ndonjë projekt! Fokusi im do jetë më tepër te “Too cute” dhe disa gjëra të tjera! Shpresoj të shihemi shpejt me gjëra të bukura”, shkruan Argjira teksa tregon se nuk do të kthehet në ekran në shtator dhe se do i dedikohet biznesit të saj. Në javën e ardhshme pritet që të nisin disa nga emisionet kryesore, duke zbuluar më shumë rreth surprizave të reja që janë përgatitur për publikun./Gazeta Panorama

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular