Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka dhënë lajmin e rëndësishëm për prindërit, duke i njoftuar ata se është rihapur sërish regjistrimi për fëmijet e klasave të para dhe të dhjeta, duke shtyrë kështu afatin deri më 6 shtator.
Me anë të një postimi në Facebook, ministrja thotë se sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator. “Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit”, shkruan ministrja Manastirliu.
Postimi i plote
Njoftim i rëndësishëm për prindërit. Të dashur prindër!
Ju informojmë se ditën e sotme janë rihapur regjistrimet për fëmijët, që do të fillojnë klasën e parë si dhe për ata të klasave të dhjeta, duke zgjatur afatin e regjistrimeve ne shkolla për këdo që ende nuk e ka përfunduar këtë proçes.
Sistemi do të jetë i hapur në platformën e-Albania për regjistrimet në shkollë deri më 6 Shtator.
Lutemi në mirëkuptimin e në kërkesën për të përfunduar proçesin e regjistrimit, përmes e-Albania, të fëmijës/fëmijëve në shkollë, sipas afatit të mësipërm, një proçes që merr vetëm pak minuta nga koha e secilit
Klasat I-ra dhe X-ta
Afati i regjistrimit: 2-6 Shtator
Përmes platformës e-Albania