BallinaSportTranjeri i Kosovës, Franco Foda: Objektivi ynë fitorja ndaj Rumanisë dhe vendi...

Tranjeri i Kosovës, Franco Foda: Objektivi ynë fitorja ndaj Rumanisë dhe vendi i parë në grup

spot_img
spot_img

Trajneri i Kosovës, Franco Foda, në konferencën e tij të parë për shtyp para fillimit të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, theksoi se ekipi dardan është i motivuar dhe në formë të jashtëzakonshme për ndeshjen e parë kundër Rumanisë. Ai shprehu besimin e tij tek lojtarët dhe theksoi rëndësinë e një fillimi të suksesshëm në këtë kompeticion.

“Jemi shumë të motivuar dhe të lumtur për ndeshjen e parë në shtëpi. Të gjithë lojtarët janë në formë jashtëzakonisht të mirë, dhe kjo na jep shumë mundësi për të zgjedhur formacionin më të mirë. Edhe pse në ndeshjet e kaluara nuk kemi shënuar shumë gola, tani kemi në dispozicion lojtarë si Muriqi, Rrahmani, Zhegrova dhe Asllani, të cilët kanë shkëlqyer me klubet e tyre dhe shpresojmë që këtë formë ta sjellin edhe në kombëtare”, tha Foda.

Duke folur për talentët e rinj të grumbulluar në kombëtare, Foda theksoi potencialin e Eliot Bujupit dhe Albion Rrahmanit. “Eliot Bujupi është një lojtar i ri, por me aftësi të jashtëzakonshme për shënimin e golave. E kemi ndjekur nga afër dhe ai ka treguar lojëra të shkëlqyera në dy ndeshje. Për këtë arsye e kemi ftuar që të jetë pjesë e ekipit dhe të përshtatet” tha ai.
“Albioni është një lojtar shumë i talentuar. Ai ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij duke kaluar te Sparta Praga dhe tani është momenti që të dëshmojë vlerat e tij edhe në kombëtare”, shtoi Foda.

Sa i përket formacionit për ndeshjen kundër Rumanisë, Foda u shpreh se do të jetë fleksibil duke pasur parasysh aftësitë dhe formën e lojtarëve. “Kemi shumë opsione në ofensivë, duke përfshirë Muriqin, Asllanin, Bujupin, Albionin dhe Rashicën. Gjithçka do të varet nga stërvitjet e ardhshme dhe se si do të paraqiten lojtarët,” tha ai.

Në lidhje me objektivat e ekipit, Foda nuk ngurroi të thotë se qëllimi është fitimi i grupit: “Qëllimi ynë kryesor është të fitojmë ndeshjen e parë. Sigurisht, dëshirojmë të jemi favoritë dhe të fitojmë çdo ndeshje për të përfunduar të parët në grup”, tha ai.
Ndërkaq, menaxheri i Kombëtares, Bajram Shala, iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth çështjes së Donis Avdijajt dhe Besfort Zenelit. “Çështja e Donis Avdijaj është e mbyllur që një kohë të gjatë për shkak të një incidenti të mëparshëm dhe ka qenë një vendim intern i federatës për çështjen e tij. Tani fokusi ynë është tek futbollistët që janë këtu. Sa i përket Besfort Zenelit ai e ka pasur ftesën e trajnerit për këtë grumbullim, por ka vendosur të mos jetë pjesë e ekipit. Ne do të vazhdojmë të flasim me të dhe me familjen e tij për të ardhmen”, tha Shala.

Ai ka bërë të ditur se për arsye shëndetësore në këtë grumbullim edhe pse ishin në listën fillestare të përzgjedhësit Foda do të mungojnë Ismet Lushaku dhe Bernard Berisha, ndërsa për shkak të shqetësimeve shëndetësore të cilat janë paraqitur natën e kaluar do të mungojë edhe Mirlind Kryeziu.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular