BallinaPolitikeTransportimi i mbetjeve toksike, Agron Duka: Qeveria dhe shteti fshehën kokën dhe...

Transportimi i mbetjeve toksike, Agron Duka: Qeveria dhe shteti fshehën kokën dhe përgjegjësinë! Nuk mund të lejojmë që…

spot_img
spot_img

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, gjatë fjalës së tij në Kuvend, është ndalur te çështja e mbetjeve toksike.

Agron Duka tha se Qeveria dhe shteti fshehën kokën dhe përgjegjësinë, ndërsa shtoi se i bashkohet çdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje.

Ai theksoi se “nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”.

“Dua të ngre shqetësimin për mbetjet toksike të kompanisë Kurum. Qeveria dhe shteti u sollën në mënyrën më shembullore të papërgjegjshmërisë. Fshehën kokën dhe përgjegjësitë.

Ata nuk dinë asgjë, as dogana, as Ministria e Mjedisit, as Autoriteti Portual, as Policia dhe as kontrolli Kufitar.

Nëse vërtet nuk di gjë, tregon se ai është shpartalluar në atë masë sa për muaj e vite më radhë, vinçat shkarkojnë lloj lloj malli dhe nuk dinë asgjë. I bashkohen cdo kërkese për interpelancë për të bërë transparencë për këtë çështje.

Nuk mund të lejojmë që në një vend ku ndodhin këto skandale me këto pasoja katastrofike mjedisore, të shikojmë videoklipet e qeveritarëve që dalin në televizion me qese në dorë duke pastruar vendin”, tha Duka.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular