BallinaOP EDErmand Mertenika: Inteligjenca Artificiale në sistemin shëndetësor

Ermand Mertenika: Inteligjenca Artificiale në sistemin shëndetësor

spot_img
spot_img

Nga Ermand Mertenika, Inxhinieri Biomjekësor

Zhvillimi masiv i teknologjisë ka sjellur risi mjaft të rëndësishme në sektorin mjekësor në kualitetin e diagnostikimit dhe intervinimit apo kirurgjive nga ato më të thjeshtat ne ato më të vështira. Inteligjenca Artificiale përfshin ndërthurjen e të gjithë mekanizmave teknologjike ne përmiresimin dhe shpejtësine e trajtimeve dhe rehabilitimit të pacienteve. Elektronika në bioteknologji ka të bëjë me zhvillimin dhe aplikimin e koncepteve të avancuara të qarqeve elektronike të avancuara në miniature dhe perdorimit të mikro-kontrollërve apo mikro-cipeve me frekuenca të larta procesimi dhe të sofistikuar të cilet programohen në mënyra të ndryshme per te rritur gjithnjë e më shumë numrin e funksioneve dhe avancimin në procese. Sot pajisjet mjekësore janë të sofistikuara dhe portabël. Zhvilliim dhe perdorimi I softuereve (programeve kompjuterike specifike), është nje hap shumë i rëndësishëm në diagnostikim dhe analizim të avancuar të të dhënave metabolike dhe parametrave biologjike shëndetësore. Sot softuerët janë kaq të avancuar saqë mund të parashikojnë dhe detektojnë në hershmëri fazat e para të tumorëve dhe kancërve në faza primare duke u bazuar në parametrat dhe vlerat analitike dixhitale jetike biokimike të organizmit. Teknologjia e Informacionit (Bota e IT-së) është një sektor shumë i rëndësishëm në sistemin shëndetësor. Përdorimi i databazave ka avancuar gjithnjë e më tepër kartelat dixhitale spitalore të pacientëve të cilët procesohen me shpejtësi të madhe dhe thjeshtojnë punën,  zvogelojnë kohën e procesimit. Teknologjia e informaciont ka gjetur përdorim shumë të rëndësishëm në Telemjekësi (Diagnostikimin online të pacienteve)  duke alternuar rrjetet kompjuterikë  dhe programet specifike me industrine e aparaturave mjekësore. Siguria kibernetike është një koncept kyc i botës së IT-së në aplikimin tek servera të rëndësishëm ne facilitetet spitalore duke berë të mundur mbrojtjen në mënyre strikte dhe eficiente te dhenat personale të pacientëve të ndryshëm (ktu perfshijmë të dhënat private të pacienteve dhe transaksionet bankare të realizuara dhe transferimet e kartelave dixhitale nga nje spital në tjetrin.) Inxhinieret Fizikante dhe Biomjekesore, profili kryesor dhe mandator i alternimit të të gjithë koncepteve të teknologjië mjekësore duke perfshire dizenjimin projektin aplikimin dhe analizimin e aparaturave mjekësore të nderthurura me softueret dhe sektorin e IT-së. Një profil i cili sot po përparon masivizht në koncepte të ndryshme te biotekologjise duke krijuar dhe projektuar dhe ideuar inovacione në sektorin mjekësor që proceset e intervenimit kirurgjikal dhe diagnostik të jenë sa më të saktë dhe të shpejtë. Inxhinieria Gjenetike një profil shume i rëndesishëm kryesisht në konceptin mikrobiologjik të qelizave.  Projekton , analizon dhe ideon koncepte të ndryshme të cilët kanë të bëjnë me mënyrat e funksionimit të qelizave dhe organeleve te tyre.  Fokusi kryesor i Inxhinierisë gjenetike është eksperimetimi dhe trajtimi me anë të bazave te azotuara të DNA-së e cila është thelbi dhe baza kryesore e jetës së qënieve të gjalla dhe të gjithë procesit jetik. Të eksperimentosh me njesinë më të vogel bio-koduese të qenieve të gjalla është si të thuash të kodosh apo të krijosh nje gjuhe programimi. Fokusi kryesor inteisiv i këtij profili tashmë është gjetja e trajtimeve dhe diagnostikimit të kancerit, (Sëmundja e cila po tkurr progresivisht popullsinë) Deri tani Inxhinierët gjenetikë e kanë konsideruar kancerin një  “Ligj Natyror”  pavarësisht kërkimeve të ndryshme per ta trajtuar atë me anë të ndryshimit të modifikimit gjenetik të DNA-së.  Eshtë mëse e qartë se pas gjithë këtyre zhvillimeve të ndryshme të Inteligjencës Artificiale, sëmundja e kancerit mbetet e pa prekshme në aspektin studimor dhe diagnostik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular