BallinaPolitikeKoha për veprim!

Koha për veprim!

spot_img
spot_img

Nga Naim Meta
Më pak se një vit na ndan nga zgjedhjet Parlamentare, të cilat janë të një rëndësie shumë të veçantë. Për t’u përballur denjësisht me establishmentin e vjetër politik, që po mban peng vendin prej 34 vitesh, PD (Euroatlantike) ka bërë publike në datët 01 Qershor 2024 një program të shkëlqyer, ku jepet zgjidhje për pronën, për ish të përndjekurit, për sistemin e taksave, për familjen dhe bonusin e bebeve, për administratën, policinë, subvensionet e bujqësisë e shumë kapituj të tjerë. Këto zgjedhje kanë përballë nesh, grupimit opozitar që kërkon NDRYSHIM dhe mbështet fuqishëm SPAK, dy pjesë të kalbura të Partisë së Punës, të cilat drejtohen nga trekëndëshi i Bermudës. Përzgjedhjet tona do të bazohen në meritën e gjithësecilit, që ka kontribuar në PD, ka spikatur në fushën e profesionit të tij/saj, në biznes apo fusha të tjera, që kanë impakt në komunitet. Meritokracia dhe afërsia me bazën janë dy shtyllat e përzgjedhjes së kandidaturave. Këto zgjedhje do vërtetojnë se sa të aftë do jemi të ndahemi nga burokracitë, nga pazaret e bodrumeve dhe paratë e pista që kanë shkatërruar thelbin e zgjedhjeve të ndershme, që nga viti 1991. Ky vend ka nevojë për pastërti, për çdo njërin që ka mbushur moshën të shkojë në qendrën e votimit, por me një qëllim të zgjedhë dhe jo të votojë me synimin e qartë se Shqipërinë e kemi të parën. Kështu, MJESHTRAT QË I KANË PARË HAJRIN TRANZICIONIT, që vazhdojnë e lëpihen pas trekëndëshit të Bermudës duhet të japin llogari, dhe të zhduken njëherë e mirë nga skena politike!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular