Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, lajmin që në e-Albania ofrohet edhe shërbimi i marrjes së kartës së vaksinimit të fëmijëve deri në 7 vjeç.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh se kjo është një lehtësi për prindërit, në prag të vitit të ri shkollor.
Postimi:
Një tjetër shërbim i rëndësishëm për qytetarët tashmë i aksesueshëm përmes e-Albania
Në prag të fillimit të vitit shkollor, të gjithë prindërit nuk janë më të detyruar të paraqiten në Qendrën Shëndetësore për të marrë kartën e vaksinimit për fëmijët deri në 7 vjeç.
Të njëjtat formularë mund të aksesohen në mënyrë elektronike nga çerdhja, kopshti ose shkolla ku fëmija është i regjistruar.